Universitetet me konkurs, si do të llogariten pikët
Ministria e Arsimit përcakton tarifat e regjistrimit dhe skemën e llogaritjes së pikëve për të gjitha degët ku do të ketë konkurs.Në udhëzimin e fundit të këtij dikasteri janë caktuar gjithashtu datat e konkurseve. Sa u përket tarifave, ato variojnë nga 4000-8000 lekë. Ndërsa për llogaritjen e pikëve janë vendosur përqindje të caktuara në varësi të degës. Në Universitetin e Arteve, rezultatet e shkollës së mesme, nota mesatare e të katër ose pesë viteve të shkollimit dhe katër provimet e Maturës Shtetërore të llogariten në masën 30% dhe rezultatet e konkursit të pranimit në masën 70%, thuhet në udhëzim. Sipas tij, kandidati që nuk kalon pragun e pikëve minimale të konkursit të pranimit, nuk fiton të drejtën e studimit. Në programin e studimit Shkencat e lëvizjes, rezultatet e shkollës së mesme (nota mesatare e të katër ose pesë viteve të shkollimit dhe katër provimet e Maturës Shtetërore, do të llogariten në masën 50%, kurse rezultatet e konkursit të pranimit në masën 50%.
Në programin e studimit Fushat e veprimtarisë fizike, të shëndetit dhe të rekreacionit, rezultatet e shkollës së mesme, nota mesatare e të katër ose pesë viteve të shkollimit dhe katër provimet e Maturës Shtetërore të llogariten në masën 50%, kurse rezultatet e konkursit të pranimit në masën 50%. Në programet e studimit Arkitekturë dhe Arkitekturë-urbanist, në Universitetin Politeknik të Tiranës, rezultatet e shkollës së mesme (nota mesatare e të katër ose pesë viteve të shkollimit dhe katër provimet e Maturës Shtetërore), të llogariten në masën 40%, kurse rezultatet e konkursit të pranimit në masën 60%, thuhet në udhëzim. Ky raport, në programin e studimit Edukim fizik dhe sporte dhe Pikturë-grafikë të universitetit Luigj Gurakuqi, Shkodër, rezultatet e shkollës së mesme (nota mesatare e të katër ose pesë viteve të shkollimit dhe katër provimet e Maturës Shtetërore të llogariten në masën 50%, kurse rezultatet e konkursit të pranimit në masën 50%. Në programin e studimit Pikturë-grafikë të universitetit Luigj Gurakuqi, Shkodër, rezultatet e shkollës së mesme (nota mesatare e të katër ose pesë viteve të shkollimit dhe katër provimet e Maturës Shtetërore) të llogariten në masën 40%, kurse rezultatet e konkursit të pranimit në masën 60%.Në programin e studimit Edukim fizik dhe sporte të universitetit Aleksandër Xhuvani, Elbasan, rezultatet e shkollës së mesme nota mesatare e të katër ose pesë viteve të shkollimit dhe katër provimet e Maturës Shtetërore, të llogariten në masën 50%, kurse rezultatet e konkursit të pranimit në masën 50%.
Datat dhe tarifat
Datat e konkursit
Universiteti i Arteve, Tiranë, për të gjitha programet e studimit në:
a) Fakultetin e Muzikës 29 gusht – 2 shtator 2011;
b) Fakultetin e Artit Skenik 29 gusht – 2 shtator 2011;
c) Fakultetin e Arteve Figurative 29 gusht – 2 shtator 2011.
Universiteti i Sporteve të Tiranës, për programet e studimit:
a) Shkenca të lëvizjes 29-31 gusht 2011
b) Fushat e veprimtarisë fizike, të shëndetit
dhe të rekreacionit 29-31 gusht 2011.
Universiteti Luigj Gurakuqi, Shkodër, për programin e studimit:
a) Edukim fizik dhe sporte 29-31 gusht 2011;
b) Pikturë-grafikë 29-31 gusht 2011.
Universiteti Aleksandër Xhuvani, Elbasan, për programin e studimit:
a) Edukim fizik dhe sporte 29-31 gusht 2011.
Universiteti Politeknik i Tiranës, për programet e studimit:
a) Arkitekturë 29-31 gusht 2011;
b) Arkitekturë (urbanist) 29-31 gusht 2011.
16.6 Universiteti Aleksandër Moisiu i Durrësit (FASTIP), për programet e studimit:
a) Menaxhim i bankave 29-31 gusht 2011;
b) Menaxhim hoteleri-turizëm 29-31 gusht 2011;
c) Menaxhim i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme 29-31 gusht 2011.
Tarifat e regjistrimit
Universiteti i Sporteve: 5000 lekë
Universiteti i Arteve: 5000 lekë
Arkitekturë dhe Arkitekturë-urbanist
në Universitetin Politeknik të Tiranës: 8000 lekë.
Regjistrimi
Regjistrimi i kandidatëve që konkurrojnë në programet me konkurse ka nisur më 16 gusht dhe do të vazhdojë deri më 27 gusht. Rektoratet dhe dekanatet e IAL publike të shpallin në mjedise të dukshme të institucioneve datat dhe oraret e veprimeve të regjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme, për të siguruar një ecuri normale të procesit të regjistrimeve në konkursin e pranimit në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, thuhet në udhëzim.
ZIRINA LLAMBRO