Eliza shton 3kg në Shqipëri

Nga Express më 19 gusht 2011 në ora 14:40
Eliza Dushkut duket se i ka ecur mirë vizita e saj në Shqipëri, pasi përveçse është pritur me entuziazëm, ka shtuar edhe në peshë.
Ajo ka bërë të ditur se gjatë vizitës së saj në Shqipëri ka shtuar 3 kilogramë.
“Djathrat, ëmbëlsirat dhe ushqimi atje janë të parezistueshëm”, ka thënë Eliza.
Nëse do të qëndronte disa muaj në Shqipëri, Eliza me këto ritme ndoshta do të humbiste linjat e saj. (Tema)