E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vokali! The Voice of Albania

Në televizionin Top Channel shumë shpejt do të fillojë të shfaqet emisioni shumë i ndjekur në tërë rruzullin tokësor, ose siç njihet ndryshe me emrin “Vokali” apo në anglisht “The Voice of Albania” Nga Express më 20 gusht 2011 në ora 08:33

Pas suksesit të jashtëzakonshëm në SHBA në televizionin NBC, Vokali, show i talentit muzikor, së shpejti vjen edhe në ekranin e Top Channelit: The Voice of Albania!

Ky format i ri ndërkombëtar është ndër prurjet e radhës të Top Channelit, i cili është gjithmonë në kërkim të programeve më të suksesshme dhe më të fundit për t’i servirur publikut shqiptar.

Por si funksionon formula e Vokalit?

Katër trajnerë zëri në fazën e përzgjedhëse të showt, të kthyer me shpinë nga skena ku përformojnë konkurrentët, i dëgjojnë ata pa i parë, pa u ndikuar aspak nga imazhi i tyre, duke besuar verbërisht vetëm në zërin e tyre: VOKALIN. Jo më kot kjo fazë quhet ajo e audicioneve të verbra...

Nëse VOKALI i përformuesit godet, atëherë trajneri i zërit shtyp butonin, çka do të thotë që e përzgjedh atë, karrigia rrotullohet dhe vetëm atëherë shihen në sy!

Është kjo që bën edhe trajnerët e zërit të versionit amerikan, katër të mëdhenj të muzikës bashkëkohore: Christina Aguilera, Adam Levine, lider i Maroon 5 dhe Blake Shelton e Cee Lo Green.

Nëse janë më shumë se një trajner të zërit që shtypin butonin, atëherë zgjedhja i mbetet performuesit. Më pas, çdo trajner formon ekipin e tij dhe këtu nis gara. Kjo është një arenë lufte muzikore, jo vetëm mes këngëtarëve, por edhe vetë trajnerëve të zërit.

Fazë pas faze, deri në finale, secili trajner do të shkojë me përformuesit e tij më të mirë. Fituesin e çmimit të madh të Vocal of Albania/Vokalit të Shqipërisë, e zgjedhin vetëm shqiptarët, por të tjera çmime do të ofrohen: promovime muzikore, kontrata me shtëpi diskografike…

Së shpejti në Top Channel, The Voice of Albania, Vokali, pasi vetëm ai ka rëndësi!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›