E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK-ja reagon për zjarret: Nevojitet reformim i mekanizmit parandalues

Tiranë- Aleanca Kuq e Zi vlerëson se duhen marrë masat e duhura ligjore për të parandaluar zjarrvënien në vend. Sipas AK-së nëse nuk funksionon mekanizmi i parandalimit është krejtësisht e pamundur që ti vihet fre zgjerimit të vatrave të zjarrit.

Duke e cilësuar situantën e zjarrëve në vend si emergjente AK-ja përmes një deklarate për shtyp liston disa nga masat që sipas saj strukturat e specializuara duhet të kërkojnë pranë qeverisë mendimin e Kodit Penal për nenet 151 dhe 152 të tij.

Sanksioni për shkatërrimin e pronës me zjarr apo eksploziv duhet të fillojë nga dënimi minimal me burgim nga 3 vjet e me dënim maksimal në varësi të anës subjektive e pasojave të ardhura. Duhet të bëhet e qartë një herë e mirë që prona është e shenjtë në këtë vend e kur bëhet fjalë për të nuk mund të luhet me zjarrin,-tha AK-ja.

Sipas AK-së qeveria duhet të iniciojë propozimin e akteve ligjore apo nënligjore që të parashikojnë moslejimin e shndërrimit në tokë truall brenda 100 viteve të territoreve që janë shpyllëzuar për shkak të zjarrvënies, në mënyrë që të parandalohen zjarrvëniet e qëllimshme.

“AK bën thirrje që të vihet dorë në modernizimin e Policisë Pyjore dhe asaj për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin. Duhet të merren masa që këto struktura speciale të ristrukturohen që të shndërrohen në struktura efikase, statusi i tyre i veçantë nuk duhet të shërbejë vetëm për paga dhe pensione më të larta, por edhe për një shërbim sa më profesional”,-thuhet në deklaratën e AK-së e cila i bën thirrje thirrje qeverisë që mos të shpenzojë paratë e taksapaguesve shqiptarë vetëm për makina e vila luksoze në favor të Shërbimeve Qeveritare, por edhe për ruajtjen e mushkërive të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

/IDEA/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›