Një “web domain” për faqet porno
Nga viti tjetër do të jetë më e vështirë të ngatërrohesh dhe të gjendesh rastësisht në një faqe me përmbajtje erotike, për shkak të emrit të faqes që është i paqartë: Web porno do të identifikohet me prapashtesën “.xxx”, ashtu si .com që ka treguar gjithmonë shërbimet komerciale. Regjistrimet kanë filluar dhe ndryshimet priten të vinë në vitin 2012.
Lajmi vjen nga Ican (internet corporation for assigned name and numbers), organizëm me qendër në Kaliforni që kontrollon emrat e adresave web në të gjithë botën. Kompania Icm registry që ka në pronësi prapashtesën .xxx që prej vitit 2004, tani pret të bëjë fitime të mëdha: Cdo adresë kushton 60 dollarë. Tashmë pjesa më e madhe e fitimeve për industrinë e pornografisë vjen nga rrjeti.
Icm registry ka specifikuar se kompania e sigurisë McAfee do të ketë detyrën e kontrollit dhe luftimit të viruseve në hapësirën e re virtuale. Masë e nevojshme për të bërë këto faqe më të sigurta për përdoruesit, me pak fjalë seks virtual i sigurt. Përqendrimi i faqeve pornografike në një hapësirë të vetme do të bëjë të mundur evitimin nga ata që nuk dëshirojnë ti frekuentojnë këto faqe.
Sipas llogarive, gjatë vitit 2011 do të regjistrohen rreth 500 mijë faqe. Ndryshimi, si për shembull kalimi i youporn nga .com në .xxx, nuk është i detyrueshëm, kushdo mund të mbajë adresën e vjetër.
Ardhja e prapashtesës së re për përmbajtjen pornografike implikon edhe një problem, mbrojtjen e markës, emrit të një kompanie apo emrit të një individi. Të gjithë do të mund të kërkojnë përjashtimin e emrit nga lista e adresave të regjistrueshme me prapashtesën .xxx. Operacioni ka një kosto prej 150 deri në 300 dollarë.
(a.h/BalkanWeb)