E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet, si te llogarisni piket

Tashme te gjithe maturantet mund te krijojne idete e para ne se do te jene pjese e auditoreve te universiteteve shqiptare. Dje, me daljen e Librit te Transparences, Ministria e Arsimit publikoi edhe instruksionet per menyren e leximit te te dhenave te botuara ne te. Kjo do t'u jape mundesi te rinjve qe te mesojne rezultatet e provimeve te Matures Shteterore si dhe te bejne llogaritjet paraprake e pikeve te mbledhura. Secili kandidat maturant ka kutine e tij ku ne rreshtin e pare jepen numri rendor si dhe numri identifikues i maturantit (ID), qe e ka shoqeruar gjate gjithe procesit te Matures Shteterore. Nderkohe pjese e te dhenave jane edhe emri, atesia, mbiemri, datelindja. Ndersa, djathtas jane vendosur emertimi i profilit te shkolles se mesme qe ka mbaruar qe eshte nje nga 48 profilet e plotesuar ne Formularin A1 dhe se fundi numri i ketij profili. Ne pjesen majtas te te dhenave te secilit maturant jane emertesat dhe notat e shkallezuara te 5 elementeve te Matures Shteterore, ne baze te se cilave llogariten piket. Keto elemente jane dhene jo vetem me numrin e programit te studimit, por dhe me emertesen perkatese. Me tej vijohet me Preferencat e kandidatit, te renditura sic jane kerkuar prej tij ne Formularin A2. Preferencat permbajne numrin dhe emertesen e programit te studimit. Ne krah jepen tre koeficientet per secilin program studimi. Koeficienti i pare eshte ai i koeficienti i shkolles (KSH), i dyti eshte koeficienti per provimin e pare me zgjedhje (KZ1), ndersa koeficienti i trete eshte ai i provimit te dyte me zgjedhje (KZ2). Ne te dhenat e maturanteve te vecante mund te kete preferenca bosh. Sipas Ministrise se Arsimit kjo ndodh per tre arsye, e para do te thote se maturanti e ka zgjedhur ate preference dhe e ka mbushur me 000 ne Formularin A2. Mundesia e dyte e eshte qe maturanti nuk ka marre pjese ne konkursin e atij programi studimi, ndersa e treta eshte qe nxenesi ka marre pjese ne konkurs, por nuk ka fituar piket e mjaftueshme per kualifikim. Gjithsesi, ben te ditur MASH-i, Libri i Transparences eshte nje liber pune, ku secili mund te kontestoje per ndonje pasaktesi ne te dhenat qe shikon, por per cdo ndryshim, do te kerkohet dokumentim zyrtar nga Drejtorite Arsimore te rretheve. Sipas formules se deklaruar nga Ministria e Arsimit, llogaritja e pikeve te secilit prej kandidateve behet ne baze te kombinimit te formulave te realizuara ne nje program kompjuterik per programet e studimit pa konkurs dhe per programet e studimit me konkurs (Akademia e Arteve, Akademia e Sporteve, dega e Arkitektures, UPT).

Regjistrimi paraprak, proces i detyruar

Pasi te shpallet lista me renditjen e te gjithe maturanteve, sipas sistemit merite-Preference, kryhet regjistrimi paraprak ne universitete. "Eshte e rendesishme qe te gjithe kandidatet te regjistrohen ne programet e studimit ku jane fitues ne kete faze", thekson Ministria e Arsimit. Ky regjistrim quhet "paraprak" dhe eshte i detyrueshem brenda harkut kohor qe do te percaktohet nga Ministria e Arsimit. Pasi te kryhet ky lloj regjistrimi, do te mbeten vendet bosh or disa arsye. E para sepse mjaft maturante, paralelisht me kerkesen per te studiuar ne universitetet publike vendase, mund te kene kerkuar te studiojne edhe jashte shtetit. Duke qene se ata do te shpallen fitues atje, atehere vendet bosh do t'u ngelen maturanteve tane, te cilet ne fazen e pare nuk jane shpallur fitues.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›