Thethi sërish pa energji, “ngec” projekti
18/07/2011 Këshilli i Qarkut: Vështirësi në vendosjen e shtyllave dhe shtrirjes së kabullit elektrik
SHKODER- Parku turistik i Thethit vazhdon të vuajë problemet e furnizimit me energji elektrike edhe pas premtimeve nga komuna Shalë dhe Këshillim i Qarkut Shkodër për rikthimin e shpejtë në normalitet të situatës. Kjo zonë turistike u përfshi në një projekt për vendosjen e shtyllave, shtrimin e linjave të reja, rehabilitimin e hidrocentralit të Ndërlysës në mënyrë që të furnizohej normalisht me energji elektrike, pasi përveç tensionit tepër të ulët që shërbente vetëm për të ndezur llambat me forcën e një qiriu, kishte edhe ndërprerje të herëpashershme të energjisë.
Thethi
Projekti duhet të kishte përfunduar dhe pika turistike e Thethit duhet të ishte furnizuar me energji optimale që më datën 10 korrik, por deri tani nuk është arritur të bëhet realitet kjo kërkesë e kahershme e banorëve dhe kjo domosdoshmëri për një zonë turistike. Burimet nga Këshilli i Qarkut të Shkodrës, iniciatori kryesor për kryerjen e një investimi që do të mundësonte furnizimin me energji elektrike të fshatit turistik malor të Thethit, mospërfundimi në kohë i projektit është i lidhur me vështirësitë e hasura në vendosjen e shtyllave të energjisë dhe shtrirjes së kabullit elektrik. Deri tani ndërhyrja më e rëndësishme është kryer pasi është vendosur shtylla kryesore në qendër të fshatit Theth. Në këtë shtyllë do të lidhet transformatori që do furnizojë me energji elektrike fshatin e Thethit. Të njëjtat burime shprehen se zbatuesit e punimeve, kompania CEZ dhe komuna Shalë, kanë dhënë si afat tjetër të përfundimit të punimeve fundin e javës që vjen. Me vendosjen e transformatorit dhe lidhjen e rrjetit nuk do ketë më probleme në furnizimin me energji elektrike. Projekti u bë i mundur në sajë të një marrëveshje mes Këshillit të Qarkut, ÇEZ dhe komunës Shalë. Komuna Shalë mori përsipër realizimin e vendosjes së shtyllave me material betoni në një gjatësi që përfshin zonën nga hidrocentrali Ndërlysaj deri në fshatin turistik të Thethit. CEZ po punon për shtrirjen e linjës elektrike 10 kv dhe lidhjen e saj me hidrocentralin e Ndërlysës, ndërsa Këshilli i Qarkut ka dhënë fondin për të mbështetur projektin. Njëkohësisht Këshilli i Qarkut po luan dhe rolin e kontrolluesit të mbarëvajtjes së punimeve dhe zbatimin e marrëveshjes nga palët e përfshira në projekt. Investimi synon të zgjidhë njëherë e mirë problemet e krijuara ndër vite në furnizimin me energji elektrike të zonës turistike të Thethit nëpërmjet hidrocentralit të Ndërlysës, në të cilin kishte rreth 40 vite që nuk ishte ndërhyrë me investime për ta bërë sa më funksional. Thethi prej çdo sezoni veror rreth 5 mijë turistë të huaj dhe mjaft vizitorë të tjerë vendas, të cilët përballen me vështirësitë e krijuara nga infrastruktura rrugore, turistike dhe problemet me energjinë elektrike.