PAsurite e politikaneve
19/07/2011 Linda Basha pasuri të shumta në troje, banesa dhe para cash
Çifti Rama apartament 147 m2 tek ish-Blloku
Megjithëse bashkëshortja e tij disponon të paktën një apartament në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, kryetari i PS-së Edi Rama deklaron një pasuri prej 5 milionë lekësh të vjetra. Ish-kreu i Bashkisë së Tiranës në deklaratën e interesave të tij private thekson se disponon një shumë të ngjashme me atë të një viti më parë, kur deklaronte një pasuri prej afro 3 mijë eurosh. Duket se nga data e fundit e deklarimit deri më 31 dhjetor të 2010-s pasuria e kreut të forcës më të madhe opozitare nuk ka pësuar lëkundje. Pasurinë e tij Rama e ka të shpërndarë në dy llogari rrjedhëse, ku figuron klient në dy banka të vendit. Për periudhën nga deklarimi i mëparshëm deri më 31 dhjetor të vitit të deklarimit (2010) Rama disponon një gjendje në llogari rrjedhëse në “Tirana Bank” nga paga e honorare një shumë prej 221.421.51 (dyqind e njëzet e një mijë e katërqind e njëzet e një pikë pesëdhjetë e tre) lekë të reja. Ndërsa në bankën “Credins” Rama disponon një llogari rrjedhëse në paga e honorare prej 23.597.33 (njëzet e tre mijë e pesëqind e nëntëdhjetë e shtatë pikë tridhjetë e tre) lekë të reja. Po në bankën “Credins” shefi i opozitës ka zbritur me anët të përdorimit të kartës së kreditit shumë prej 1.434.77 euro. Ndërsa kursime në cash nga paga në periudhën 1.01.2010 deri më 31.12.2010 Edi Rama ka kursyer 500.700 lekë të reja. Shuma e të ardhurave të përfituara nga paga neto dhe shpërblimi i fundvitit për ish-kreun e Bashkisë së Tiranës ka qenë 1.613.879 lekë. Gjithashtu kreu i PS-së ka një detyrim shlyerje kredie të mbetur pa shlyer deri më 31 dhjetorin e vitit të kaluar shumën prej 845.490.95 lekë të reja.
Sa i përket bashkëshortes së tij, Lindita Rama ka deklaruar në ILDKP të gjithë pasurinë e saj, ku e gjithë pasuria e deklaruar është e përfituar nga pasuria e ndarë me vendim të gjykatës nr.3467, nr. aktit 6924 i datës 28.04.2010. Si pasuri të sajën të paluajtshme Lindita Rama deklaron se disponon një apartament së bashku me garazhin me sipërfaqe 146.15 metra katror dhe verandë 68 metra katror, dhe garazhi me një sipërfaqe prej 17 metra katrorë në rrugën “Pjetër Budi”në Tiranë. Në fshatin Surrel të Tiranës zonja Rama zotëron tokë-are me sipërfaqe 4483.5 metra katrorë, të cilën e ka blerë në dy pjesë. Sa u përket llogarive bankare, Linda Rama figuron kliente në bankën “Intesa San Paolo”, ku zotëron të shpërndarë në katër llogari rrjedhëse, shumën në total prej afro 25 mijë euro. Gjithashtu Linda Rama në këtë bankë ka dhe dy kontrata huaje pa interes, ku njëra është 30 mijë euro dhe tjetra 40 mijë euro.
Tomë Doshi shton pasurinë me 2,7 milionë dollarë australianë
Socialisti Tomë Doshi përveç angazhimit të tij politik nuk harron të ushtrojë dhe profesionin e biznesmenit, duke shtuar pasurinë e tij. Në deklaratën e tij të pasurisë në ILDKP për vitin e kaluar deputeti i Partisë Socialiste Tomë Doshi ka përfituar nga shitja e ndërtesave dhe trojeve në Australi, ku dhe ushtron aktivitetin e tij si ndërtues, një shumë prej 2 milionë e 700 mijë dollarë australianë. Ndërsa sa u përket investimeve në Shqipëri deputeti Doshi thekson në deklaratën e tij se më 27 maj të vitit të kaluar ka blerë një truall në fshatin Marikaj, Vorë, me sipërfaqe 700 m2, me një kosto prej 2 milionë e 800 mijë lekë të reja. Sa i përket jetës parlamentare Doshi ka përfituar gjatë vitit të kaluar nga të ardhurat nga paga dhe shpërblimet për pjesëmarrjen në komisionet parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë një shumë prej 1.301.425 lekë. Nga të ardhurat e përfituara nga bashkëshortja e tij në cilësinë e administratores së shoqërisë “Aldoscl” Doshi ka marrë një shumë prej 1.511.676 lekë. Të ardhurat nga shpërndarja e debitimit te shoqëri bantibiotik Tomë Doshi ka përfituar për vitin e kaluar shumë prej 544.546 lekë. Ndërsa të ardhura nga shitja e pasurive në Australi (ndërtesë dhe shtëpi banimi) Tomë Doshi ka përfituar një shumë prej 1 milion e 700 mijë eurosh, të cilat i ka depozituar në llogarinë e tij bankare në Bankën e Shqipërisë. Ndërsa nga shitja e një ndërtese në Australi ka marrë 2 milionë euro, ndërsa nga shitja e një banese dhe trualli po në Australi ka përfituar shumën prej 700 mijë eurosh. Në “Tirana Bank” më 31 dhjetor të 2010-s Tomë Doshi ka marrë një kredi prej 300 mijë eurosh, ndërsa ka likuiduar këstkredinë 350 mijë euro në Australi nga të ardhurat nga shitja e deklaruar më lart.
Deklarata e ILDKP-së
Shmangni komentet mbi deklarimet, denonconi me fakte konkrete
Krahas detyrimit ligjor ILDKP-ja u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë e sociale të heqin dorë nga akuzat boshe mbi pasuritë e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë. Me anë të një deklarate për mediet, shpërndarë mesditën e djeshme, Inspektorati i Lartë i Deklarimit të dhe Kontrollit të Pasurive thekson se në kuadër të transparencës institucionale plotësoi dje kërkesat e medieve për informimin e publikut mbi deklaratën e interesave private të disa zyrtarëve të lartë. Me këtë rast “ILDKP-ja i fton të gjithë faktorët e jetës sociale dhe politike shqiptare që të tejkalojnë fazën e komentimeve të thjeshta mbi të dhënat e pasurive dhe të jenë aktivë në denoncimin e korrupsionit me fakte konkrete”, - thuhet në deklaratën e ILDKP-së. Inspektorati i lartë nxit gjithë opinionin publik që pasi të njihet me vetëdeklarimet e zyrtarëve, të ofrojë informacione kur kanë të dhëna se interesat private të zyrtarëve mund të jenë më shumë sesa ato që kanë pasqyruar në formularin e deklarimit të pasurive.
Reagimi i Presidentit ndaj akuzave të PS-së
“Ryshfeti i Kolegjit”, Topi mbledh sot KLD-në
Pas letrës publike të gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor mbi shqetësimin e tyre në lidhje me akuzat e Partisë Socialiste për ryshfete ka ardhur dje reagimi i Presidentit të Republikës, njëherësh Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pas akuzave publike të krerëve të selisë rozë për blerjen e tyre me nga 500 mijë euro për secilin vendim të marrë mbi betejën elektorale për Bashkinë e Tiranës, Presidenti Topi në cilësinë e kreut të KLD-së lajmëroi thirrjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ditën e martë (sot), më 19 korrik. Në këtë mbledhje anëtarët e KLD-së do të marrin në shqyrtim ankesat e gjyqtarëve të Kolegjit lidhur me pretendimet e PS-së për blerjen e tyre nga Partia Demokratike për të shpallur fitues së garës elektorale të 8 majit kandidatin e mazhorancës Lulzim Basha. Pak ditë më parë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor i dërguan një letër kreut të shtetit, ambasadës së SHBA-ve dhe ambasadorit të BE-së në Tiranë, ku i kërkonin të ndërhynin pas akuzave të lëshuara nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi, i cili në një intervistë dhënë gazetarit Alfred Peza i akuzonte drejtpërdrejtë gjyqtarët e Kolegjit se kishin marrë nga 500 mijë euro për çdo vendim të dhënë për garën elektorale në Tiranë. Dhe pikërisht për vendimin e datës 13 qershor dhe atë të datës 8 korrik, që vulosi fitoren e kandidatit demokrat Lulzim Basha si kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës. Sipas PS-së për të gjitha vendimet e marra nga Kolegji shuma e dhënë nga PD-ja për gjyqtarët i kalon dy milionë e gjysmë eurot. Gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor në letrën dërguar Presidentit Topi i shprehin shqetësimin ndaj këtyre akuzave, duke theksuar se për çdo vendim të marrë për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës ata kanë respektuar vetëm Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Sipas gjyqtarëve të Apelit akuzat e sekretarit të përgjithshëm të PS-së Gramoz Ruçi janë mashtrime dhe të pabazuara në fakte.
Dritan Prifti
Ish-ministri i METE-s Dritan Prifti në pasurinë e tij të vitit të kaluar të deklaruar në ILDKP rezulton se ka pasur rritje. Pas shitjes së kompanisë që kishte, në llogarinë bankare është shtuar shuma me shifrën 350 mijë euro. E sigurisht ka rritur edhe mirëqenien, sepse ka shitur makinën që kishte dhe ka blerë me afro 23 mijë euro një makinë të re luksi. Nga paga si deputet Prifti ka përfituar shumën prej 650 mijë lekësh ndërsa si ministër gjatë vitit 2010 ka përfituar 1.1 milion lekë. Dritan Prifti është përfolur për afera korruptive, ku ka përfituar 1.8 milion euro gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Energjetikës.
Erjon Braçe
Deputeti i PS-së Erion Braçe në deklarimin e tij thekson se gjatë 2010-s ka shitur për 3 milionë lekë makinën tip “Ford-Fiesta” për të blerë më pas një “Volksvagen 6” me shumën 17 mijë euro, për t’u paguar me këst mujor prej 250 euro në muaj. Ndërsa nga kursimet e familjare Braçe ka depozituar në “Intesa San Paolo Bank” 4500 euro. Për punën e bërë në Kuvendin e Shqipërisë Erion Braçe ka përfituar 1.867.602 lekë të ardhura, ndërsa bashkëshortja e tij ka siguruar 11.308 euro të ardhura gjatë vitit të kaluar. Ndërsa të ardhura nga 2009 Braçe deklaron se ka 10 mijë euro pasuri.
Eduard Shalësi
Edhe për socialistin Eduard Shalësi duket se viti i kaluar ka qenë një vit i mbarë sa i përket mirëqenies. Në deklaratën e tij të pasurisë Shalësi thekson se ka shpenzuar 12 mijë euro për të blerë një makinë personale. Ndërsa sa i përket të ardhurave si deputet Eduard Shalësi ka marrë 1.8 milion lekë të reja. Shalësi ka dhe një kredi të hapur bankare në “Tirana Bank”, ku ka tërhequr shumën 50 mijë dollarë, nga e cila ka për të shlyer edhe 13.890 dollarë. Për blerjen e makinës te “AutoLand” Shalësi ka tërhequr një kredi prej 7500 eurosh.
Arben Ristani
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, ka shtuar pasurinë në të holla me 30 mijë dollarë gjatë vitit 2010. Gjithashtu në deklaratën e tij pranë ILDKP-së Ristani ka deklaruar edhe 170 mijë euro pasuri në truall me sipërfaqe 330 m2 dhe ndërtesë në të në Lundër. Ai deklaron edhe 1.9 milion lekë të ardhura nga paga si kryetar i KQZ-së. Në të ardhurat e tij nga qiradhënia Arben Ristani deklaron se ka përfituar gjatë vitit të kaluar 30 mijë dollarë. Ndërsa me një këst mujor prej 540 eurosh në muaj për blerje trualli deklaron se ka marrë një kredi 20-vjeçare, nga e cila i kanë mbetur për të shlyer afro 80 mijë euro për 16 vitet e ardhshme.
Ndërsa deputeti i PS-së Fidel Ylli, njëkohësisht pronar i lokaleve te kullat binjake në Tiranë, rezulton me shtim të ardhurash 1.2 milion lekë, 51 mijë euro dhe 150 mijë dollarë.