E Diel, 1 Nëntor 2026

Universiteti Humboldt ne Berlin feston kete vit 200 vjetorin

i fundit ne galeri eshte Werner Formann i cili ne vitin 1956 eshte nderuar me cmimin Nobel per mjekesi.

Nje grup i grave dhe burrave kryesisht me floke te thinjura eshte ndalur para murit te kuq me portretet e 29 laureateve te cmimit Nobel. Juliane Kuczynski thote se vizitoret jane vecanerisht te interesuar per historine e Werner Formann.

Ai eshte nderuar me cmimin Nobel sepse eshte i pari qe vendosi kateterin ne zemren e njeriut duke e eksperimentuar te vetja. Shpoi krahun e tij dhe i vendosi vetes nje kateter.

Kjo ka ndodhur ne vitin 1929 ndersa me vone Formann u be anetar i NSDAP partise naziste te Hitlerit dhe i shoqates se mjekeve naziste. Megjithate per meritat si kirurg ne kardiologji ai u nderua ne vitin 1956 me cmimin Nobel. Kuczynski thote se kjo biografi shpjegon nje pjese te se kaluares se Universtitetit Humbold ku gjithmone jane nderruar epokat e studimeve inovative shkencore me epokat e dekandences politike dhe shpirterore.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Fiilozofi e gjuhetari Wilhelm von Humboldt themelues i universitetit te Berlinit reformoi sistemin prusian te arsimit

Pas themelimit qender boterore e shkences

Pas themelimit te tij ne vitin 1810 idete e Humboldit mbi unifikimin e hulumtimeve dhe mesimdhenies dhe lirine e shkences e bene universitetin te shquar ne bote. Georg Wilhelm Friedrich Hegel ka mbajtur ketu ligjerata nderkohe qe ketu kane studjuar Karl Marx Heinrich Heine dhe Otto von Bismarck. Max Planck Robert Koch dhe Albert Einsteini jane nobelistet qe ka nxjerre ky institucion - nga viti 1828 ai quhej Universiteti Friedrich-Wilhelm. Pas ardhjes ne pushtet te Hitlerit zhduket fryma perparimtare e viteve te themelimit nga Universiteti debohen bojkotohen pushohen dhe rrahen shkencetaret dhe studentet hebrej dhe komuniste. Ndersa ne vitin 1933 u organizua edhe djegia e librave.

Librat u nxoren prej biblotekave private dhe librarive dhe u dogjen nga studentet qe ishin anetareve te shoqatave naziste.

Ingrid Graupner shpjegon se ne ate kohe nuk eshte djegur asnje liber i biblotekes se Univesitetit. Per fat ato i kane shpetuar nepunesit te cilet nuk kane lejuar qe ato te digjen.

Bildunterschrift Nazistet djegin libra ne sheshin e operes ne Berlin 10 maj 1933

Konfliktet te reja gjate luftes se ftohte

Gjithcka merr rrugen e vet socialiste

Pas luftes erdhi shpejt nje krize tjeter studentet protestojne para nderteses kunder rritjes se ndikimit te administrates ushtarake te Bashkimit Sovjetik. Serish ka denoncime largime pushime dhe arrestime. Dy reforma shkollore ne vitet 50-te dhe 60-te krijojne kushtet per nje pune studimore dhe kerkimore sipas parimeve te ideologjise se shtetit. Kritiket ia kthyen shpinen. Gerlinde Kempendorff e cila ne vitin 1974 u regjistrua ne degen e muzikes kujton

Meqenese ne kete kohe kishte nje sensibilitet te madh ndaj atyre qe deshironin te largoheshin nga vendi dhe shoqja ime me e ngushte ne vitin 1976 iku permes Hungarise ne Perendim askush nuk dinte per lidhjet tona askush. Dhe sigurisht sigurimi i shtetit mendonte se eshte krijuar nje qark rreth gardes se ardhshme te akademikeve. Nje qark.

Megjithate protesta te medha studentesh nuk pati. Deri ne vitin 1989.

Perpjekjet per titullin universitet ekscelence

Sot 20 vjet pas ribashkimit te Gjermanise problemi me i madh jane parate. Ketu studjojne rreth 34.000 studente ne me shume se 250 dege prej te cileve rreth 4.500 studente nga me shume se 100 vende. Ata se bashku me rreth 400 profesore nga 30 fakultete dhe drejtime speciale jane te vendosur ne me shume se 300 godina ne Berlin dhe Brandenburg. Profesori Jan-Hendrik Olbertz thote se ato do te angazhohen me te gjitha fuqite qe universiteti te fitoje titullin universitet ekscelence dhe ti mbetet besnik frymes se Humboldtit.

Bildunterschrift Universitet ekscelent

Shpresoj qe Universiteti Humboldt si njesim i universitetit hulumtues dhe mesimdhenes te ofroje studime akademike ne shume lemi. Neqoftese do te jemi te suksesshem ne kerkimet shkencore dhe ne shpjegimin e tyre teorik do te jemi nje universitet ekscelent sepse ne shume lemi tashme e kemi arritur kete nivel.

Autor Lydia Heller/Esat Ahmeti

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›