Universiteti i Prizrenit dhe ai i Pejës, pa statute

Universiteti i Prishtinës do të funksionojë ketë vit akademik sipas statutit ë ri të kaluar në Kuvendin e Kosovës.
Megjith këtë, dy universitetet e reja, njëri që sivjet ka nisur vitin e tretë që ofron studime për studentët, Universiteti i Prizrenit, dhe ai i Pejës, që këtë tetor zyrtarisht filloi vitin e parë akademik, zhvillojnë veprimtari pa dokument ligjor-statut.
Vonesa e statuteve të tyre arsyetohet nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si një çështje e mbetur të renditet në agjendën e Qeverisë përndryshe theksohet se janë përgatitjet nga komisionet hartuese të tyre që të jenë të gatshme për miratim në Kuvend, pasi së pari të kalojnë në qeveri.
“Statuti i UPZ-së së shpejti shkon në Kuvend, i UP-së është kryer tashmë, dhe tash pritet dhe ai i Pejës të kalojë në qeveri”, ka thënë për “Zëri” zëdhënës i Ministrisë së Arsimit, Arbër Morina./Indeksonline/