"Edi Rama, ke dhe 3 dite kohe te kandidosh"
Kryeministri Berisha gjate nje takimi pasditen e djeshme me banoret e Lezhes i beri serish thirrje kryetarit te PS-se, Edi Rama te kandidoje per deputet. "Zoti Rama, une dhe ti nuk mund t'i kerkojme kurrkujt kurre voten ne qofte se nuk e veme veten tone ne prove per kete vote. Prandaj dhe dil, mos ki frike, sepse qytetaret do te te japin ty dhe mua, ate qe meritojme. Ne duhet te jemi te pergatitur per verdiktin e tyre. Mos u fshih pas karriges se bashkise", - i beri thirrje kryeministri Berisha nga Lezha, kryetarit te PS. Ne kete kuader kryetari i qeverise u tregua i gatshem per ndryshimin e ligjit elektoral ne menyre qe Edi Rames t'i jepej mundesi per kandiduar. Ftesa e Berishes, ka vijuar: "Ftoj kryetarin e bashkise se Tiranes qe te shfrytezoj rastin qe po i jap. I mbeten edhe tre dite dhe, ne rast se do, do t'ia ndryshoj ligjin qe te dale ne krye te betejes, ashtu sic kerkon rregulli demokratik, ashtu sic kerkon tradita demokratike".
Ne takimin me qytetare te Lezhes, Kryeministri kujtoi premtimin e para kater viteve se "me gersheren e ligjit do te presim doren e zeze te korrupsionit". Ketu ai konstatoi: "Ne ia dolem se bashku qe ne keto kater vite te nxjerrim nga kthetrat e tij te zeza 4.2 miliarde dollare dhe te penalizojme, t'u tregojme vendin, dhjetera e dhjetera zyrtareve qe shtrinin duart ne kontot dhe ne xhepat tuaj".
Levizja
"Angazhohem se ne kater vitet qe vijne ne do te parakalojme gjashte vende anetare te Bashkimit Evropian dhe ne fund te ketij mandati te jemi te gatshem per verdiktin perfundimtar per anetaresim ne Bashkimin Evropian", - premtoi Berisha mbreme ne Lezhe.