Universiteti i Tiranës, kontrata pune me tre të doktoruar jashtë vendit
Rektori i Universitetit të Tiranës, prof. dr. Dhori Kule ka vendosur nënshkrimin e kontratave të punës për tre të doktoruar në universitete perëndimore, pa kaluar procedura të mëtejshme. Rektori Kule deklaroi se kjo është një shenjë e mbështetjes që i jep Universiteti i Tiranës ekselencës së re. Ata kanë përfunduar studimet në universitete prestigjoze të huaja dhe tashmë do të jenë petagogë të fakultetit të mjekësisë në Tiranë. Mbështetjen për tre pedagogët e rinj shprehën edhe përgjegjësit e departamenteve të Kirurgjisë, të Drejtës Penale dhe Sëmundjeve të Zemrës, ku do të punojnë tre doktorët. Doktorët e sapoemëruar në rradhët e Universitetit të Tiranës janë Arvin Dibra, Alban Dibra dhe Sokol Mëngjesi.