E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vështirësitë në peshkim

08/04/10 22:15

Banorëve u ka ardhur faza e dytë e provës javore dhe është Mandi ai që i lexon udhëzimet. Në pishinë ndodhen disa peshq të llojit krap dhe disa ngjala. Ata duhet të peshkojnë vetëm peshqit dhe do të kenë në dispozicion të gjitha mjete e nevojshme për të peshkuar, në këtë rast kallamat me grepa dhe karremat. Banorët duhet të kenë kujdes që të nëse në grep iu afrohen ngjalat, duhet ti evitojnë pasi pasi qëllimi i provës është të kapin vetëm peshq. Si përfundim, nëse arrijnë të peshkojnë të dhjetë peshqit, më pas mund ti gatuajnë. Vështirësia e parë që hasin, është që ata duhet të kapin krimbat e gjallë e ti vënë tek grepi. Jetmiri e provon i pari, ndërkohë që Manal i qëndron ngjitur dhe ai i kërkon ta lëtë të qetë. Manal përgjigjet se ajo flet kur të dojë dhe nuk i merr leje atij, ndërsa Jetmiri ia kthen me shaka dhe i thotë që ti lërë llafet e të mos flasë shumë. Jetmiri i këshillon gjatë gjithë kohës banorët që janë duke peshkuar, duke i thënë të mos bëjnë zhurmë, pasi do të trembin peshqit e do të largohen. Seldi shton se kjo gjë do peshkimi do shumë qetësi dhe Erioni shprehet me shaka se do të futet e ti kapë me dorë, pasi me kallam nuk po ia del dot. Ata qëndrojnë gjatë duke pritur dhe shkëmbejnë shaka me njëri-tjetrin për faktin që nuk po mund të kapin asnjë peshk. Erionit dhe Kikës iu ikin dy peshq nga duart dhe më pas fillojnë të flasin të gjithë me zë të ulët që të mos trembin peshqit. Po ashtu Kika mundohet dhe që të kapë një peshk me dorë, pasi ishte shumë afër cepit të pishinës, por sapo e afron dorën tek peshku, ai i ikën. Më në fund e para që kap një peshk, është Domenika, por asaj i vjen keq për peshkun dhe ia jep Erionit që ta tërheqë kallamin. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›