E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët te "Ali Demi" protestojnë për rritjen e çmimit të energjisë

Banorët e lagjes së Ali Demit në Tiranë kanë zhvilluar sot protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, dhe faturimeve aforfe. Në një protestë që ka zgjatur rreth 30 minuta, banorët e zonës të mbështetur dhe nga përfaqësues të Partisë Socialiste, kanë ngritur zërin për rritjen e çmimit nga ana e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Gjithashtu ata kanë akuzuar OSSH, dhe qeverinë se po vjedh dita ditës qytetarët shqiptarë, kjo dhe nepërmjet faturave abuzive. Kryetarja e njësisë Bashkiake numër 1, Lindita Nikolla u shpreh se qeveria ka vjedhur dhe po vjedh dita ditës qytetarët shqiptarë.
Të pranishëm në këtë protestë ishin dhe deputetë të Partisë Socialiste, si Ditmir Bushati, Besnik Bare, si dhe përfaqësues të tjerë të kësaj partie.
Banorët e zonës u shprehën mjaft të irrituar për këtë situatë, duke akuzuar përveç OSSH, dhe qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Berisha.
Sipas banorëve protestat do të vazhdojnë dhe në ditët në vijim, duke qënë kështu një opozitë qytetare kundër politikave të gabuara të qeverisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›