E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Universiteti i Tiranës prezanton dokumentin për eleminimin e dhunës dhe ngacmimit seksual

Universiteti i Tiranës është institucioni i parë arsimor që prezantoi dokumentin për eleminimin e dhunës dhe ngacmimit seksual.

Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha tha se dokumenti përcakton rregulla dhe procedura të qarta për parandalimin dhe adresimin e rasteve të dhunës, ngacmimit seksual apo abuzimit me autoritetin.

Dokumenti u realizua edhe me ekspertizën e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin, duke synuar krijimin e një mjedisi sa më të sigurt brenda institucioneve arsimore.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›