E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

21 fëmijë të shtruar me COVID në QSUT, Petrela: Qendrat shëndetësore të filtrojnë rastet

Në klinikën e pediatrisë infektive në QSUT këto ditë kanë ardhur për ekzaminime dhe trajtim mjekësor edhe foshnjat një muajshe të prekura nga covid. Doktoreshë Raida Petrela thotë se mosha përben diferencë në trajtim.

“Jo çdo rast me covid është baraz më shtrim. Apeloj fort që qendrat shëndetësore të bëjnë ndarjen e diagnozës”, -shprehet Petrela.

Mjekja sqaron se në ditët e para të infeksionit COVID tek fëmijët mund të kemi shenjat e një gripi të zakonshëm por faktorët që ndikojnë në shtrimin e fëmijëve në spital sipas mjekes Petrela lidhen me prekjen e mushkërisë nga infeksioni apo edhe pasoja të tjera më të ndërlikuara.

Duke qenë se rastet e prekjes së fëmijëve nga COVID po shtohen për shkak të pranisë së infeksionit në vatrat familjare, mjekja apelon për kujdes të shtuar ndaj mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura, drejtimin për teste të shpejta dhe vizita në qendrën shëndetësore dhe jo ardhjen në urgjencë pa kaluar më parë nga mjeku i familjes.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›