E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gomonia me hashash, burg te dyshuarit

TIRANE- Gjykata e Krimeve te Renda le ne qeli nje nga te arrestuarit per trafik me gomone te 287 kg kanabis sativa drejt Greqise, nepermjet bregdetit te Sarandes. Masa e sigurise eshte zhvilluar diten e djeshme ndersa prokurori i ceshtjes kerkoi vleresimin "arrest me burg" per Kodian Bashollin, 30 vjec. Vete i pandehuri dhe avokatja e caktuar nga gjykata nuk pranuan te jepnin shpjegime per ngjarjen. Sipas prokurorit skafi i mbushur me droge eshte kapur nga policia e Sarandes disa jave me pare, i braktisur nga trafikantet. Hetimet paraprake nxoren se ne skaf gjendeshin 278 kilogram hashash, e destinuar per tregun grek. Basholli eshte kapur disa dite me pare pasi ishte shpallur ne kerkim. Droga ishte paketuar ne pako nje kilogrameshe dhe ishte futur ne canta shpine, te cilat sipas prokurorise mund te jene transportuar nga disa persona derisa jane ngjitur ne gomone. Policia nuk arriti te kapte ne vendngjarje skafistet, te cilet kishin mundur te largoheshin pa rene ne pranga.
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›