Uollfarth: Mos u merrni me Kushtetuten, por me reformat
Perpjekjet e opozites dhe meshimit te tyre nga disa analiste te majte, per te bere modifikime ne Kushtetute me synim ndryshimin e menyres se zgjedhjes se Presidentit, shihen nga OSBE dhe kreu i saj ne Shqiperi si te papranueshme, ne kete periudhe qe lipsen reformat integruese. Ne menyre fare te qarte, ambasadori i Prezences, Eugen Uollfarth, deklaron se presidenti i pese viteve te ardhshme duhet te zgjidhet nga deputetet e Kuvendit. Ne intervisten qe i dha Top Channel, z.Ullofarth foli edhe per dhjete pikat e propozimit te z.Rama, duke vleresuar se vetem dy prej tyre, ajo per ndryshimin e Rregullores dhe ajo per reformen zgjedhore jane te rendesishme.
Ne qarqet politike po zhvillohen diskutime rreth menyres se zgjedhjes se presidentit. Duket sikur jane ne rritje zerat per nje president te zgjedhur nga populli. A mendoni se presidenti duhet te zgjidhet nga populli?
Kjo varet nga Kushtetuta. Aktualisht, kushtetuta e Shqiperise parashikon votim ne Kuvend. Nese me lejohet te bej nje koment per Kushtetuten, mendoj qe si Kushtetuta, ashtu edhe dispozita, jane shume te mira. Nuk eshte e thene qe te mbeten sic eshte perjetesisht. Mund te diskutohet - dhe nje vend i mire per diskutime eshte Kuvendi - mund te diskutohet edhe ne shoqerine civile, por ajo do te doja te theksoja eshte se kur ndryshohen procedurat e votimit, atehere mund te jete e nevojshme edhe nje fushate shtese dhe keto zgjedhje shtese mund ta drejtojne vemendjen me shume te zgjedhjet, e me pak tek axhenda e reformave. Per kete arsye, do te sugjeroja kujdes dhe berjen e ketij ndryshimi ne kohen e pershtatshme, kur Shqiperia te kete bere me shume perparim drejt integrimit evropian. Ne shume vende fqinje, presidenti zgjidhet nga populli, pra duket se eshte nje procedure mjaft e natyrshme ne rajon. Diskutimi i ketij opsioni eshte padyshim me vlere, por meqe Kushtetuta per presidentin e ardhshem percakton qe duhet te zgjidhet nga Kuvendi, kjo dispozite duhet te zbatohet vitin e ardhshem dhe pastaj, me tutje, mund te merret ne konsiderate nje reforme e metejshme.
Si do ta komentonit situaten politike aktuale ne Shqiperi, pas kthimit te opozites ne Parlament?
Kthimi ne Parlament ishte nje hap vendimtar dhe jashtezakonisht i rendesishem, por sigurisht historia nuk mbaron vetem me te qenit atje. Eshte vetem fillimi. Ceshtja eshte se duhet te zhvillohen diskutime konstruktive dhe te ekzistoje deshira per t'u perfshire ne nje dialog, per ta cuar vendin perpara e per te krijuar atmosferen e nevojshme per hapa konsensuale, qe jane qartesisht te nevojshem per axhenden e reformave, duke perfshire ketu edhe integrimin evropian. Pra, kthimi eshte vertet thelbesor, por nuk duhet te jete vetem nje kthim fizik, duhet te jete edhe kthim ne permbajtje, kombinuar me vullnetin per te dhene rezultat. Me duket nje fillim shume, shume inkurajues. Ishte nje fillim i mbare dhe ajo cka duhet eshte edhe nje ton i mire komunikimi, jo gjuhe e ashper, por nje gjuhe e orientuar nga puna, nga permbajtja. Perseris, shoh shume shenja inkurajuese ne kete drejtim, gje qe eshte shume e rendesishme.
Opozita ka bere publike disa propozime per disa ndryshime ne Rregulloren e Parlamentit, duke kerkuar qe Rregullorja te jete njesoj si ne vitin 2005. A mendoni se keto kerkesa duhen zbatuar, pra a mendoni se opozita ka te drejte?
Nje parlament duhet te funksionojne ne menyre profesionale dhe sigurisht qe Rregullorja eshte e nje rendesie kyce ne kete aspekt. Sic thashe edhe me heret, eshte ceshtje vullneti dhe pasja e nje rregulloreje qe siguron kushte te barabarta per qeverine nga njera ane dhe per opoziten nga ana tjeter perben nje nder parakushtet per te pasur mundesine per te punuar sic duhet ne parlament. Ne shume vende, per te mos thene ne te gjitha vendet, ne te gjitha parlamentet apo Kuvendet, ne Bundestagun gjerman, apo ne Parlamentin Evropian, rregulloret zakonisht jane konsensuale. Ne Shqiperi, mendoj se ka ardhur koha per t'iu rikthyer nje rregulloreje konsensuale, por sigurisht qe duhet sqaruar nese eshte me mire te fillohet nga Rregullorja e vjeter e 2005-es, apo nese duhen shtuar elemente te tjera. Sidoqofte, Rregullorja eshte sigurisht thelbesore.
Si i shihni 10 propozimet e bera nga zoti Rama me titullin Pakti Kombetar i Integrimit?
Eshte nje titull interesant dhe perfshin propozime sigurisht shume te dobishme. Ndoshta mund te mos kufizohet vetem ne dhjete, pasi ka ende pune per t'u bere, por dy elemente jane patjeter te rendesishem. Njeri ka te beje me Rregulloren e Parlamentit, kurse tjetri, te cilin e kemi pare tashme se sa i rendesishem eshte kete vit, eshte pikerisht Kodi Zgjedhor. Pra, qofte edhe ne keto dy elemente, duket qarte se ka permbajtje ne keto propozime, por kuptohet qe gjithcka duhet diskutuar mes partneresh brenda partive, por edhe midis vete partive, dhe vendi me i mire per kete eshte sigurisht Parlamenti, dhe aty sigurisht qe Rregullorja ka rendesi kyce per t'iu kthyer nje sjelljeje vertet evropiane dhe demokratike. Kjo besoj se mund te coje vetem ne sukses, gjithmone nese ekziston vullneti politik per ta cuar kombin perpara.
Ju theksuat dy nga dhjete propozimet e zotit Rama. Cili do te qe komenti juaj per tete ceshtjet e tjera qe zoti Rama ka perfshire ne kete Pakt Kombetar?
Asnje nga pikat nuk eshte e parendesishme. Sic e thashe, mund te kishte edhe ceshtje te tjera, por u takon paleve te identifikojne se cfare duhet trajtuar. Ne to ka ceshtje ekonomike, dhe sigurisht edhe ceshtje politike. Eshte nje fillim i mire dhe permbajtesor.
A i shihni 10 propozimet si nje shans i arte per Qeverine qe te bjere dakord dhe qe kjo te coje me pas ne nje normalizim te jetes politike, sidomos sa i perket mirefunksionimit te institucioneve.
Sic thashe, eshte nje fillim i mire dhe nuk ka pse te kufizohet. Kjo eshte nje mundesi per te hyre ne nje dialog te orientuar drejt permbajtjes dhe po te flasim per hapat qe duhen ndermarre sa i perket ligjberjes, sa i perket krijimit te nje klime politike te mirekuptimit reciprok. Eshte gjithashtu mire edhe per klimen e investimeve ne vend. Klima politike ka nje ndikim te drejtperdrejte edhe ne kete atmosfere, dhe si hap tjeter, edhe per te ndihmuar per nje funksionim me te mire te institucioneve me nje sundim me te forte te se drejtes, respektim me te mire te ligjit... nuk dua te perdor shume ne kete kontekst fjalen 'pagesa shtese' apo 'korrupsion', por kjo sigurisht qe shkon paralel me nje pune me te mire dita-dites, me krijimin e nje klime me te mire, si dhe duke e bere parlamentin - dhe nuk duhet ta harrojme kete - duke e bere parlamentin edhe me te afte per te pasur kontrolle dhe garanci (checks and balances) me te mira, se bashku me qeverine dhe me opoziten, per te mbikeqyrur institucionet, per te pasur seanca pyetje-pergjigjesh per te pare se si ato punojne, per te pare vecanerisht nese ato jane transparente sidomos ndaj publikut, permes medias, qe ai te mesoje se cfare ndodh, dhe te shohe se si respektohen rregullat. Shqiperia eshte sigurisht nje nga vendet ku korrupsioni eshte i paligjshem.