E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti: "Deklarimi i te ardhurave, gjobat qe vijne pas afatit" Sonila Isaku

Kapitali, parate dhe te gjitha te ardhurat duhet te legalizohen deri me31 dhjetor te ketij viti duke paguar vetem nje takse prej 3 per qind. Nese kjo procedure nuk ndodh brenda afatit, vitin e ardhshem subjekti apo individi i cili nuk eshte treguar transparent me ligjin, do te perballet me nje sere penalitetesh dhe gjobash. Ky fakt eshte pohuar nga Erjon Prifti, Drejtori i Sherbimit te Tatimpaguesve ne Administraten Tatimore. Ky i fundit duke folur per "Koha Jone" tregon se vetem ne prill te vitit qe vjen do te nise deklarimi me detyrim por edhe tatimi me 10 per qind, nga 3 % qe eshte aktualisht.

Legalizimi

Aktualisht legalizimi i parave dhe kapitalit eshte ne mase shume te vogel, per kete arsye administrata tatimore ka bere thirrje per te gjithe qytetaret dhe bizneset ne deklarojne pasurine e tyre, ne menyre qe te mos kene penalitete gjate vitit qe vjen. "Ne prill te vitit te ardhshem deklarimi i kapitalit dhe parave do te jete me detyrim. Nese nuk do te kryhet ky proces atehere do te kete edhe masa. Dhe masa e pare eshte vete deklarimi qe duhet bere domosdoshmerish. Me pas vjen vlera e tatimit e cila shtohet. Nese sot deklaruesi tatohet vetem 3 per qind, me pas do vlera do te shkoje ne 10 per qind. Por ne rastet kur nuk eshte deklaruar TVSH atehere personi apo subjekti duhet te paguaje 100 per qind te shumes te vleres" ka pohuar per "Koha Jone" Erjon Prifti, Drejtori i Sherbimit te Tatimpaguesve ne Administraten Tatimore. Sipas tij, kjo procedure pritet te sjelle nje besueshmeri si per biznesin ashtu edhe per vete individin. Perfitimi i pare i tyre do te jete nga bankat, pasi krijohen lehtesi per marrjen e kredive ne te gjitha rastet. "Te gjithe ata qytetare qe kane shuma monetare dhe duan t'i legalizojne, mund ta bejne kete dhe t'i depozitojne ne banke. Po keshtu perfitues jane edhe ata qytetare te cilet kane blere pasuri te paluajtshme, toka apo apartamente, dhe qe per shkak te ndryshimit te shpejte dhe shume te madh te tregut te pasurive te paluajtshme vitet e fundit, do te paguanin nje tatim te madh mbi shitjen e pasurise se paluajtshme, mund te bejne rivleresimin e pasurise se tyre me vlere tregu" ka pohuar Prifti. Sipas tij, deklarimi do te behet edhe per te ardhurat te cilat vijne nga emigrantet, duke bere legalizimin e tyre.

Thirrja

Administrata tatimore aktualisht e cila ka ngritur edhe komisionet e posacme per te kryer keto procedura, u ben thirrje si subjekteve private ashtu edhe qytetareve te bejne rivleresimin e te ardhurave te tyre per periudhat e parashikuara nga ky ligj, brenda afatit kohor qe perkon me fundin e ketij viti. "Gjithashtu u bejme thirrje edhe individeve te cilet duhet te perfitojne nga ky ligj per te bere legalizimin e parave te tyre, duke paguar vetem 3 per qind" ka nenvizuar drejtori i Sherbimit te Tatimpaguesve ne Administraten Tatimore. Sipas tij, personat pergjegjes, te cilet shkelin procedurat e parashikuara ne kete ligj, penalizohen per shkelje procedurash, persa i perket legalizimit te kapitalit, dhe Banka denohet me gjobe administrative, nga 100.000 deri ne 200.000 leke per cdo rast.

Faljet e subjekteve

Zbatimi i ligjit te amnistise fiskale ka bere qe plot 32. 400 raste te jene perfituese me nje vlere prej 3 miliard lekesh. Nderkaq, jane pjese e procesit dhe ato biznese, te cilat duhet te paguajne 30 dhe 50 per qind principal, ne vleren totale 4.3 miliarde leke. Sipas Priftit, deri tani jane paguar vetem 34 milione leke. Te gjitha subjektet kane te drejte te ushtrojne te drejten e tyre dhe te perfitojne nga ky ligj, nga legalizimi dhe falja deri ne daten 31 dhjetor te 2011, ku eshte edhe afati i fundit.

Perfituesit e legalizimit te kapitalit

Duke iu referuar ligjit ne rrethin e subjekteve qe perfitojne nga procesi i legalizimit te kapitalit perfshihen: personat fizike apo juridike qe deklarojne, brenda kushteve te parashikuara nga ky ligj, shuma ne te holla, pasurite e luajtshme dhe te paluajtshme, dhe/apo diferenca pozitive qe rezultojne nga rivleresimi i aseteve te parashikuara nga ky ligj. Po ashtu perfitues eshte cdo shtetas i Republikes se Shqiperise, i cili brenda kushteve te parashikuara deklaron shumen ne te holla. Nderkohe, te gjithe tatimpaguesit, subjekt i takses vendore te biznesit te vogel, qe jane denuar me gjobe administrative per mosinstalim te pajisjeve fiskale dhe e kane instaluar pajisjen fiskale brenda dates 28 Shkurt 2011, ju falen shumat e gjobave te papaguara te lidhura me mosplotesimin ne kohe te detyrimit per pajisjen fiskale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›