Uollfarth: Presidenti, konsensual dhe i pranueshëm nga të gjithë

Eugen Wollfarth, ambasadori i OSBE-se ne Tirane / Foto arkiv
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Uollfarth, ka folur sot në lidhje me dy temat më të debatuara politike në vend: përmbushja e reformës zgjedhore dhe zgjedhja e presidentit.
Nga Shëngjini, ku ndodhej për një vizitë ditën e sotme, Uollfarth ka theksuar nevojën për një kandidat për president, i cili të jetë konsensual dhe i pranueshëm nga të gjithë.
Kandidati për kreun e shtetit duhet të jetë konsensual dhe i pranueshëm nga të gjithë, është shprehur ambasadori i OSBE-së duke shtuar se shpreson që fryma e bashkëpunimit mes palëve politike të vijojë.
Ndërsa në lidhje me reformën zgjedhore, Uollfarth u shpreh se ajo duhet të përfundojë brenda afatit të caktuar. Ndërsa për sa i përket numërimit elektronik të votave, Uollfarth është shprehur se një proces i tillë kërkon kohë dhe trajnim, çka e bën të paaplikueshëm në zgjedhjet e ardhshme.
Koha e mbetur përpara zgjedhjeve nuk mjafton për të instaluar teknologjinë e re, por edhe për të trajnuar njerëzit që do të menaxhojnë identifikimin dhe numërimin elektronik. Sidoqoftë, në fund është qeveria shqiptare që vendos për këtë çështje, tha Uollfarth. / G.N.