E Diel, 1 Nëntor 2026

Gëlltit diamantin me vlerë 20 mijë dollarë, policia i bën roje

Diamant / Foto arkiv

Një vjedhje e ngjashme me atë të një jave më parë në Tiranë e ka lënë policinë kanadeze në Ontario në pritje të daljes së thesarit nëpërmjet rrugëve natyrore.

Një 52-vjeçar në provincën e Ontarios po mbahet prej gati një jave në paraburgim, pasi ka vjedhur një diamant me vlerë rreth 20 mijë dollarë dhe e ka gëlltitur.

Richard Mackenzie Matthews, një hajdut i pasionuar pas gurëve të çmuar dhe bizhuterive, mesa duket ka pasur më shumë përvojë se shqiptari Erion Cërriku, pasi para se ta gëlltiste diamantin, e ka zëvendësuar atë me një të ngjashëm fals, në argjendarinë e njohur Precision Jewellers.

Madje, ai është kujdesur që gurin e çmuar ta maskojë edhe në stomak, duke gëlltitur pas tij edhe disa të tjerë fals. Policia është e sigurt se diamanti ndodhet në stomakun e tij, por është I tejdukshëm për rrezet X.

Në pritje të udhëtimit natyror të diamantit, Matthews-it po i jepen ushqime me efekt laksativ për të përshpejtuar procesin e daljes.

Një javë më parë, një vjedhje e ngjashme u krye në një nga argjendaritë e Tiranës. 27-vjeçari Erion Cërriku mendoi ti kursente paratë e unazës për të fejuarën e tij, duke e gëlltitur në një moment mosvëmendjeje të shitësit. / Gazmira Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›