E Shtunë, 31 Tetor 2026

Update Shperthimi ne Oslo 7 te vdekur dhe 15 te plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka goditur qendrën e kryeqytetit norvegjez, Oslo këtë të premte duke lënë të vdekur të paktën 7 persona dhe plagosur 15 të tjerë.

Kryeministri i vendit e përshkroi situatën si shumë serioze ndërsa ai i ka lënë së fundmi ushtrinë të kontrollojë zonën përreth qendrës së Oslos.

Shpërthimi me bombe është pasuar nga një incident tragjik në një ishull pranë Oslos, ku një person i veshur si oficer policie, ka hapur zjarr duke lënë të vdekur të paktën 4 persona.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë një takimi të të rinjve laburistë ku pritej të merrte pjesë edhe kryeministri i vendit.
Personi i veshur si polic është vënë tashmë në pranga nga policia norvegjeze. Sipas “The Telegraf” sulmi është marre përsipër nga organizata terroriste Ansar al Alam, organizatë anarkiste e drejtuar nga xhihadët.

Kryeministri i vendit në një telefonatë me televizionin shtetëror ka deklaruar se të gjithë ministrat e qeverisë janë shëndoshë e mirë.
Ai shtoi se është këshilluar nga policia që të mos deklarojë vendndodhjen e tij.

“Ne po marrim masa që të evakuojmë njerëzit në mënyrë që të jenë të sigurte në rast të ndonjë shpërthimi tjetër – deklaroi Stoltenberg
Sakaq SHBA kanë dënuar sulmin dhe e kanë cilësuar si akt të papranueshëm dhune ndërsa Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy, tha se ishte thellësisht i shokuar nga ky akt i tmerrshëm dhe se ky sulm nuk ka asnjë justifikim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›