Grinden ne nje feste datelindjeje dy te rinj ne spital
Pergjaket nje feste datelindjeje ne qytetin e Ersekes. Dy persona jane plagosur dhe dy te tjere jane vene ne pranga nga ana e policise pas nje sherri per motive banale. Ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te se premtes gjate nje feste ditelindjeje ku merrni pjese shume te rinj. Mesohet se dy persona qe kishin ardhur ne lokal kane ngacmuar nje nga vajzat e ftuara dhe kjo eshte bere shkak per nisjen e nje sherri ku u perfshine te pakten 20 veta. Burime nga policia lokale bejne te ditur se Ervis Muci 24 vjec dhe Fisnik Qyteza 21 vjec kane shkuar pa u ftuar ne lokalin ku zhvillohej festa dhe kane nisur te ngacmojne nje prej vajzave qe ndodheshin aty. Ne mbrojtje te saj kane dale disa te rinj dhe brenda pak minutash ka nisur nje sherr qe ka perfunduar me perdorimin edhe te mjeteve te forta. Si pasoje e sherrit ka mbetur i plagosur rende 20-vjecari me inicialet R.N. ndersa nje shok i tij ka marre plage te lehta. Sipas policise qe ka shkuar ne vendin e ngjarjes autoret kane perdorur dru per te goditur mbi te rinjte. Ata kane goditur ne pjesen e kokes shtetasin R.N. i cili ka marre plage te renda dhe fraktura dhe per pasoje eshte derguar me urgjence drejt spitalit civil te Korces. Nderkohe i demtuar nga goditjet ka mbetur dhe shtetasi N.I. 25 vjec nga fshati Kabash i Kolonjes. Policia eshte vene ne ndjekje te autoreve te cilet jane perpjekur per tu larguar nga vendi i ngjarjes dhe jane kapur ne kushtet e flagrances ndersa po tentonin te iknin nga qyteti. Ata jane arrestuar rreth ores 0100 te se shtunes nderkohe qe policia ka deklaruar se ndaj tyre rendon akuza e plagosjes se rende me dashje ne bashkepunim. Dy te plagosurit ndodhen ende ne spitalin civil te Korces per trajtim mjekesor dhe nje prej tyre ndodhet ne reanimacion per shkak te demtimeve te renda ne koke.