“Të krijohet Enti Rregullator i Karburanteve”
Konfindustria kerkon nga qeveria krijimin e domosdoshem te Entit Rregullator te Karburanteve. Me anë te Entit mund të ndikohet në uljen e pjesës së kostos shtesë së karburanteve dhe tregtimit te tyre. Per kete i eshte derguar nje leter edhe Berishes
TIRANE-Konfindustria ka kërkuar nga qeveria dhe organet e tjera vendimmarrëse që të krijojnë Entin Rregullator të Karburanteve. Këtë vendim Konfidustria e shikon, si mjet rregullator në duart e shtetit, pas shitjes së kompanisë publike të karburanteve “Armo”. Me anë te Entit mund të ndikohet në uljen e pjesës së kostos shtesë së karburanteve të krijuara nga mungesa e elasticitetit të çmimeve të tregut vendor në krahasim me tregjet ndërkombëtare dhe rajonale si dhe moslejimin e mbartjes së kostos së kufizimit të tregtimit të naftës së standardit D2 në konsumatorët fundore: qytetar dhe biznese.
“Konfindustria i ka kërkuar zyrtarisht Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës për marrjen e iniciativës ligjvënës për themelimin dhe funksionimin sa më parë të Entit Rregullator të Karburanteve si një institucion i veçantë i pavarur nga ekzekutivi ose krijimin e një departamenti të veçantë për karburantet pranë Entit Rregullator të Energjisë, duke kryer dhe përmirësimet e nevojshme ligjore”-thuhet në një deklaratë nga Konfidustria.
Sipas deklaratës, krijimi i këtij enti është i domosdoshëm, pasi Këshilli i Ministrave ka përcaktuar disa elemente rregullatorë të shtetit në tregtimin e naftës së standardit D2, si mjet zbutës i pasojave të ardhura nga kufizimi i subjekteve tregtuese të karburantit të standardit në fjalë.
“Ndërkohë është e këshillueshme, që një funksion të tillë tashmë “de jure” të shtetit mbi tregun e karburanteve duhet ta kryej një institucion i pavarur nga ekzekutivi, sikurse janë Entet Rregullatore të energjisë, ujit e telekomunikacionit në varësi të drejtpërdrejtë të Kuvendit të Shqipërisë dhe jo institucione qeveritare”-thuhet më tej.
Gjithashtu, Konfindustria përsërit kërkesën e saj, që ekzekutivi të marrë masa për të vënë në punë sa më shpejt Inspektoratin Qendror të Cilësisë për të luftuar realisht abuzimin e vazhdueshëm me cilësinë e karburanteve. Konfindustria e cilëson këtë si mënyrën kryesore të abuzimit në tregun e karburanteve me kosto të pallogaritshme prej qindra milion euro për ekonominë kombëtare, biznesin dhe qytetarët shqiptare.
(d.b/BalkanWeb)