Rusi, 19 të vdekur nga sulmi me autobombë në Ingusheti
Një kamikaz shpërtheu një kamion të mbushur me lëndë eksplozive pranë zyrave qëndrore të policisë, në rajonin rus të Ingushetisë duke shkaktuar vdekjen e të paktën 19 personave dhe plagosjen e 68 të tjerëve. Sulmi ishte më i fundit i një seri atentatesh kundër policisë dhe figurave politike në rajonin rus me shumicë mysliname të Kaukazit Verior, për të cilat autoritetet kanë fajësuar rebelët islamikë, dhe të cilat po vënë në rrezik kontrollin e Kremlinit mbi rajonin jugor të Rusisë. Presidenti Dmitry Medvedev urdhëroi ministrin e Brendshëm rus të ndërmerrte masa shtesë për garantimin e sigurisë në rajonin që ndodhet në kufi me Çeçninë.
Kamioni bombë shpërtheu pranë derës kryesore të zyrave qendrore të policisë, në qytetin më të madh të Ingushetisë, Nazran, ndërkohë që trupat e policisë ishin nëpër zyra për të nisur ditën e punës.
Kamioni bombë shpërtheu pranë derës kryesore të zyrave qendrore të policisë, në qytetin më të madh të Ingushetisë, Nazran, ndërkohë që trupat e policisë ishin nëpër zyra për të nisur ditën e punës.