E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çekia dëbon dy diplomatë rusë

Sipas gazetës “Dnes”, njëri nga të dëbuarit është zëvendës i atasheut ushtarak.

Diplomati tjetër ndodhet në pushim, por autoritetet çeke kanë rekomanduar që ai të mos kthehet në Pragë.

Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Fisher ka refuzuar të komentojë çështjen.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax ka kontaktuar ambasadën e Rusisë në Pragë, por personeli gjithashtu nuk ka komentuar raportet për dëbimin e dy diplomatëve.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›