E Diel, 1 Nëntor 2026

Uragani Isaac i afrohet Nju Orlinsit, banorët pa energji elektrike

Uragani Isaac po hedh shira të shumtë dhe po godet me erëra të forta brigjet amerikane të Gjirit ndërsa i afrohet Nju Orlinsit, pikërisht 7 vjet pasi uragani Katrina shkatërroi këtë qytet.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik tha se qendra e stuhisë, me erëra të fuqishme dhe shira të shumta, do të godasë shtetin e Luizianës edhe nesër, para se të lëvizë të premten në mëngjes drejt shtetit fqinj të Arkansas.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik njoftoi se stuhia Isaac goditi bregdetin e shtetit jugor me erëra prej 120 kilometrash në orë. Më shumë se 500 mijë banorë janë pa energji elektrike.

Zyrtarët e emergjencave në Plaquemines Parish, në juglindje të Nju Orlinsit njoftuan për vërshime masive ndërsa stuhia po lëviz ujrat nga Gjiri i Meksikës mbi pritat në zone. Por qeveria federale tha se barrierat e përmbytjeve të përforcuara që nga uragani Kartina, i kanë rezistuar uraganit Isakut.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›