E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paul Ryan pranon sot emërimin e partisë

Ligjvënësi amerikan Paul Ryan do të pranojë sonte në Tampa emërimin e Partisë Republikane si kandidat për nënpresident. Ky moment në kuvendin e Partisë do të shënojë një rritje të re në karrierën politike të ligjvënësit nga Wiskonsini.

Emërimi i 42-vjeçarit Paul Ryan si kandidat për nënpresident ka sjellë një energji të re në bazën aktive të Partisë Republikane.

Por zoti Ryan, kryetar i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Buxhetin, është bërë objekt kritikash për propozimin e tij për reforma të gjera në sistemin Medicare që ofron kujdes shëndetësor për të moshuarit si dhe për shkurtime të thella në programe të tjera sociale.

Zoti Romney dhe zoti Ryan u emëruan zyrtarisht dje në punimet e kuvendit të Partisë Republikane.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›