Amsterdam, gjendet një bombë në aeroport

Autoritetet e Amsterdamit kanë mbyllur sot një pjesë të aeroportit, pasi kanë zbuluar një bombë të Luftës së Dytë Botërore.
“Terminali C, nga ku fluturojnë aeroplanët drejt 26 vendeve të Evropës, është evakuuar dhe është mbyllur”, ka deklaruar zëdhënësja e aeroportit Shipoll, Mariane de Bie.
Ajo nuk ka saktësuar se për sa kohë do të vazhdojë të jetë e bllokuar kjo pjesë e aeroportit, por paralajmëruar se mund të ketë vonesa dhe anulim të fluturimeve.
Rreth 120,000-140,000 pasagjerë në ditë kalojnë përmes aeroportit ndërkombëtar Shipol, i cili është i pesti më i madh në Evropë.