Uragani Sandy lë mbi 100 të vdekur

Shifrat e fundit, pas uraganit“Sandy” flasin se numri i viktimave tashmë ka kaluar mbi 100.
Autoritete amerikane thonë se 47 të vdekura janë vetëm në shtetin e Nju Jorku-t, ndërsa rreth 40 të tjera kanë vdekur në shtete tjera amerikane. Ndërsa, 4.5 milion amerikan kanë mbetura pa energji elektrike që nga e hëna.
Uragani Sandy konsiderohet si nga stuhitë më të fuqishme që ka goditur Shtete e Bashkuar të Amerikës në këto vitet e fundit.
Stuhia “Sandy” ka goditur të hënën bregun lindor të SHBA-ve.