Albumi i Swift, shitje rekord

Albumi i ri i Taylor Swift, “Red”, është shitur në 1.2 milion kopje që në javën e parë të daljes në treg, duke shënuar kështu rekord të shitjes së një albumi brenda javës së parë.
“Sapo më njoftuan se ‘Red’ është shitur në 1.2 milion kopje në javën e parë”.
“A është kjo jetë reale? Jeni të jashtëzakonshëm. Ju dua shumë. Faleminderit”, ka shkruar këngëtarja në Twitter.