Seanca e parëndësishme për deputetët

“Pritëm 10 minuta akademikë nuk erdhën deputetët, tash u bënë 20 minuta dhe prapë nuk janë. Në mungesë të kuorumit shtyhet seanca për ditën e hënë ora 11”, ka thënë Haliti.
Pas një seance të gjatë ditën e djeshme, ku ka qenë si rend i ditës informimi i kryeministrit, Hashim Thaçi lidhur me takimin e tij me homologun serb Ivica Daçiq, që më pas u zhvilluar edhe një debat, sot deputetët e Kuvendit të Kosovës në shumicë kanë munguar në seancë.
Ndryshe në rend të ditës kanë qenë këto pika të rendit si shqyrtimi i parë i Projektligjit për kontrollin e duhanit, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, shqyrtimi i parë i Projektligjit për sistemin e pagesave, shqyrtimi i parë i Projektligjit për zonat ekonomike dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për regjistrimin e pengut në regjistër për sendet e luajtshme.
Ndërkohë në rend të ditës ka qenë edhe shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit të Punës, shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e tre anëtarëve në Bordin për Ankesa të Mediave dhe formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radio-Televizionit të Kosovës./Kosovpress/