Ekstradohet nga Libia per ne Turqi studenti shqiptar
Studenti shkodran qe ndiqte shkollen ne Libi eshte ekstraduar nga ky vend per ne Turqi dhe pritet kthimi i tij ne atdhe. Kete e konfirmojne te aferm te tij qe shprehen se ndonese nuk kane komunikuar me te lajmin e kane mesuar nga perfaqesuesi i Kosoves ne vendin tone Gani Veseli.
Mesohet se Durim Kasemi nga fshati Kuc i Shkodres se bashku me disa studente nga Kosova jane larguar nga Libia drejt Turqise me avion dhe me pas do kalojne ne vendet e tyre. Familjaret e Durim Kasemit presin ardhjen e tij prane familjes pasi prej disa ditesh kishin humbur cdo kontakt me te. Durim Kasemi 23 vjec qe nga viti i kaluar kishte nisur studimet ne Libi.
I bejme apel shtetit shqiptar qe te kujdeset per djalin tone student ne Libi pasi prej kater ditesh jane humbur gjithe kontaktet me te. Familjare e te aferm te Durim Kasemit 23 vjec nga fshati Kuc i komunes Guri i Zi ne Shkoder kerkojne ndihmen e shtetit shqiptar permes ambasades sone ne Libi per te mesuar per fatin e njeriut te tyre.
Taip Kasemi. xhaxhai i studentit nga Shkodra Durim Kasemi tregon se prej kater ditesh kane humbur kontaktet me te si permes internetit ashtu dhe ne telefon.
Ai ka marre vazhdimisht ne telefon por prej kater ditesh telefoni i tij del i fikur dhe me internet nuk komunikohet. Jemi te shqetesuar mjaft pasi nuk dime asgje per fatin e tij ndersa degjojme se atje ka mjaft viktima nga trazirat qe po ndodhin. Durimi ka nje vit qe studion ne Libi per literature islamike
Xhaxhai I tij u shprehet se kerkojme nga shteti qe permes institucioneve te tij te marre ne mbrojtje shtetasit e vet atje.Ne nuk dime ku ta kerkojme pasi nuk njohim ndonje shqiptar tjeter qe studion me Durimin ne Libi- shprehet Taip Kasemi.