Urgjenca e sëmundjeve Infektive në QSUT, mbi 13 mijë raste të trajtuara në gjashtëmujorin e parë 2026

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Urgjenca e sëmundjeve infektive në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” vijon të mbetet një nga shërbimet kryesore për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve infektive.
Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, në këtë shërbim janë trajtuar mbi 13 mijë raste, duke dëshmuar volumin e lartë të punës dhe rolin kyç që ai luan në sistemin shëndetësor.
Mjekët, infermierët dhe i gjithë stafi shëndetësor ofrojnë shërbim 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke garantuar kujdes të specializuar për pacientët me profesionalizëm dhe përkushtim.
Urgjenca e sëmundjeve infektive është një strukturë e rëndësishme e QSUT-së, e angazhuar në përballimin e rasteve me sëmundje infektive dhe në ofrimin e shërbimit të specializuar për pacientët nga i gjithë vendi, me fokus mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të tyre.
/e.i/j.p/r.e/