Moxhi: Higuain nuk i ka cilësitë e Kavanit
Higuain nuk i ka cilësitë e Kavanit si sulmues, ndaj duhej të ishte këmbëngulur në marrjen e Ibrahimoviçit". Ish-drejtori i përgjithshëm i Napolit dhe Juventusit, Luçiano Moxhi, ul kësisoji entuziazmin e ambientit napolitan për ardhjen e "El Pipita" në skuadrën e drejtuar nga Benitez. "Higuain është një lojtar i mirë, por Napoli nuk do të përsërisë kampionatin e bërë në sezonin e kaluar, për shkak se mesatarja e golave të shënuar nga Kavani nuk është e arritshme nga të tjerët", - shtoi Moxhi.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)