Urgjenca, "superdhoma" ku kurohen 200 veta në 24 orë
Në hyrjen e dytë të spitalit "Nënë Tereza", në portën e pasme, "busulla" e orientimit për të gjithë është Pediatria. Përballë portës ndodhet një tabelë orientuese, e cila të jep drejtimin për te "Pediatria e Specialiteteve", godina ku priten, trajtohen dhe shtrohen fëmijët e vegjël, nga 0 deri në 12 vjeç. Godina është në formë "L"-je. Nga një derë futesh për te shërbimet speciale, ku trajtohen fëmijë me sëmundje të vështira, ndërsa nga dera tjetër futesh për tek Urgjenca e Pediatrisë. Gjatë rrugës për të shkuar aty, në të dyja anët, janë të parkuara makinat, taksitë, të cilat presin, çojnë e sjellin, prindër e fëmijë-pacientë. Ndërsa jashtë derës, shikon nënat që mbajnë në duar, përkundin të vegjlit e tyre të mbështjellë me batanije. Ato presin në radhën e gjatë derisa të vijë ora, kur mjeku t‘i bëjë konsultën. Godina e urgjencës është e vogël, me tri dhoma, me një tualet dhe me një korridor, ku pas dyerve presin fëmijë e prindër. Është ftohtë, dhomat janë të vogla. Në tavane varet teli i një poçi. Brenda dhomave ku bëhen vizitat ndodhet një krevat, një tavolinë, një peshore që llogarit peshën e fëmijëve dhe një dollap ku vendosen ilaçet. Mbi tavolinë qëndron regjistri i fëmijëve të paraqitur në urgjencë. Çdo ditë, në të shënohen emrat e më shumë se 200 fëmijëve.
Urgjenca
"Ka pasur temperaturë, vetëm grindet dhe qan, menduam ta sillnim më mirë në spital, se këtu mjekët dinë më mirë", thotë Shega, një nënë e re, e cila mban djalin e saj në krahë dhe e tund që ai të mos qajë. E përkëdhel me fjalë që ai të hutohet derisa mjeku ta vizitojë dhe t‘i thotë se kur do të shërohet. Nënat bëhen bashkë e në hyrje të portës, duke mos dashur t‘i fusin fëmijët brenda se mos infektohen më keq nga sëmundjet e pacientëve të tjerë, flasin e shkëmbejnë mes tyre për shqetësimet e fëmijëve. Të vegjlit janë prekur nga viroza të stinës, kanë temperaturë të lartë, shqetësime në stomak, kollë dhe probleme me frymëmarrjen.
Të gjithë e dinë që është thjesht një virozë, por temperaturën e lartë e kanë frikë të gjithë. Tre mjekë që ndodhen në urgjencë mundohen të presin, të përcjellin, të këshillojnë nënat dhe të përshkruajnë receta në ato pak metra katrorë ku ndodhen me "qira". Urgjenca e Pediatrisë, godina që i takon këtij shërbimi, aktualisht është duke u rikonstruktuar. Një urë lidhëse mes tyre, do të jetë investimi që do të sjellë përmirësim për shërbimin e fëmijëve. Kështu do të ketë më shumë bashkëpunim, mes urgjencës së Pediatrisë dhe spitalit ku shtrohen fëmijë me probleme të vështira, pediatrisë së specialiteteve. Deri sa të përfundojë ky rikonstruksion, mjekët dhe pacientët duhet të kullandrisen me dhomën e dhënë "borxh" nga spitali ngjitur. Sipas parashikimeve, ajo duhet të mbarojë deri në fund të vitit, por asnjëherë nuk i dihet...
Pacientët
Godina e vogël e urgjencës pret pacientë nga kryeqyteti, si nga zona që kanë qendra shëndetësore, ashtu edhe nga lagje të reja që janë populluar vitet e fundit. "Sauku, Bathorja, Farka, Dajti, të gjitha këto zona nuk kanë një poliambulancë ku të çojnë rastet me urgjenca", thonë mjekët. Sipas tyre, pacientët si të zonave pa mjekë dhe zonave ku ka poliklinika, nuk e zbatojnë sistemin e referimit, nga qendra më e afërt në spitalin universitar. Kjo krijon dhe fluks të madh pacientësh, papastërti të madhe, mbipopullim dhe radha. Shumë prej tyre mbeten në trafik, derisa të mbërrijnë në spital dhe pavarësisht kësaj, sërish nuk zënë mend, prapë ndalojnë te "stacioni" më i largët, në spital dhe jo në qendrën më të afërt shëndetësore. Pediatria e Specialiteteve, edhe për shkak të sëmundjeve të vështira që trajton, ka pasur mungesa me ilaçet, por urgjenca e fëmijëve është furnizuar rregullisht me ilaçe. Por si për barna të veçanta, edhe për ato më minimale, shpeshherë edhe në orët e vona të natës, prindërit falënderojnë Zotin, që kanë farmaci pranë godinës, për të blerë ilaçe. Ndryshe mjekut i duhet, që me peshore, stetoskop dhe ndonjë aparaturë tjetër të ulë temperaturën, të qetësojë fëmijët, derisa të vijë zëvendësi i turnit tjetër.
Gripi
Viroza e stinës lë në krevat 4-5 mijë shqiptarë çdo javë, shumica e tyre fëmijë. Duke nisur nga muaji janar, kjo virozë ka prekur rreth 20 mijë qytetarë në të gjithë vendin. Shtama e virozës është ekzaminuar nga laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik dhe ka rezultuar se është e ngjashme me shtamën e një viti më parë. "Të gjithë ata që janë vaksinuar nga gripi kanë krijuar imunitet dhe kanë qenë të mbrojtur nga viroza që ka rënë. Presim që të mbërrijë gripi i cili po qarkullon në të gjithë Evropën", tha shefi i Epidemiologjisë, në Institutin e Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku. Sipas tij, muaji shkurt dhe mars është periudha kur do të qarkullojë në rajonin tonë gripi australian, që tashmë ka prekur shumicën e vendeve të Evropës.