E Martë, 3 Nëntor 2026

Urgjencat pediatrike në çdo orë në qendra shëndetësore – Më shumë vizita gjatës ditës, natën në QSUT

Fluksi i shtuar i virozave tek fëmijët ka rritur numrin e urgjencave drejt spitalit dhe vizitave në qendrat shëndetësore. Në Tiranë për të përballuar këtë fluks qëndrojnë të hapura si urgjenca pediatrike 24 orëshe 4 qendra shëndetësore. Mjekët pediatër thonë se gjatë natës I drejtohen më shumë QSUT-së. Mjekët thonë se shërbimi në qendër i kushton fëmijës më pak kohë se në spital dhe më pak ekspozim ndaj infeksioneve të tjera.

Shkojmë drejt QSH.8 e cila qëndron e hapur pa ndërprerje për urgjenca pediatrike. Mjekja Amarlda Alushaj ka qenë gjatë gjithë natës në turn dhe po pret edhe vizitat e turnit të parë. Gjatës nates thotë ajo prindërit ende e synojnë më pak mjekun e qendrës dhe preferojnë më shumë urgjencën e spitalit.

Vizitat në qendrën shëndetësore i japin mundësi fëmijët të mos ekspozohet ndaj infeksioneve të tjera në spital .

Aktualisht mbizotërojnë infeksionet virale të cilat shoqërohen me temperaturë të lartë për disa ditë por e menaxhueshme në kushte shtëpie.

Qendrat shëndetësore që presin urgjenca në çdo orë të ditës dhe natës janë ajo numër 8 panë sheshit “Ëillson”, numër 7 në Laprakë, numër 6 në Kombinat dhe ajo numër 10 pranë zonës së Oxhakut.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›