E Martë, 3 Nëntor 2026

Taksimi i profesioneve të lira – Për specialistët do ketë rritje të çmimeve për shërbimet

Hyrja në fuqi e ligjit për taksimin e profesioneve të  lira me 15 dhe 23%, nga 1 janari I 2024 pritet të sjell një valë të  re të rritjesh së çmimeve për një sërë shërbimesh.

Sipasekspertëvetëfushëskjopritettësjellëpabarazimesbiznesevedheprofesionistëve. Shërbimet që  do të kenë një rritje të çmimeve janë ato që ofrojnë avokatët , noterët , kontabilistët, mjekët etj. Për avokatin Tahir Novi në Gjirokastër kjo rritje është  e pajustifikueshme pasi kostoja do të reflektohet në çmimin final I cili do të prek direkt qytetarin.

Ndërkohë  Z. Novi kërkon që gjykata kushtetuese gjatë shqyrtimit të kërkesës së Dhomës së Avokatisë për shfuqizimin e vendimit për hartën e re të gjyqësorit ti japë një zgjidhje edhe këtij problemi.

Nga 1 janari 2024, janë 16700 profesionistë të lirë që do të bëhen pjesë e sistemit të taksimit progresiv me fasha, ku ata që kanë të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë paguajnë 15% tatim ndërsa ata që marrin më shumë do të paguajnë 23%.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›