Qendra komunitare për PAK, 39 persona marrin shërbim në këtë qendër në Korçë

39 persona me aftësi ndryshe kanë marrë shërbim gjatë këtij viti në Qendrën Komunitare për personat me aftësi ndryshe. Janë një sërë shërbimesh që ofrohen me qëllim rehabilitimin por dhe riintegrimin e tyre në shoqëri kjo falë terapive të zhvillimit.
Koordinatorja bën me dije se progresi i fëmijëve ka qenë pozitiv ndërsa me rëndësi është mbështetja që u duhet ofruar edhe nga shoqëria në tërësi
Koordinatoja thotë se herë pas here zhvillohen edhe aktivitete argëtuese për këta persona
Qendra Komunitare përbëhet nga një staf prej 5 terapistësh dhe 1 punonjëse sociale dhe ndodhet tek ambientet e shkollës speciale në Korçë.
Gazetare: Eriselda Durmishi
/rtsh.al/