E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urgjent Edi Rama tërhiqet nga kërkesa ultimative për hapjen e kutive

Tiranë, 15 Maj 2010 Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama tërhiqet nga panegociueshmëria e kërkesës për hapjen e kutive të votimit duke deklaruar se kjo mund ti lihet në dorë Komisionit të Venecias.

Deklarata e z.Rama u bë pak çaste më parë, ndërsa po zhvillon një takim me gazetarë ku edhe njoftoi ndryshimin e qëndrimit afro 15 ditor.

Rama theksoi se ky kompromis që ofron bën të mundur që të hapen kutitë e materialit zgjedhor dhe më tej, nëse do të hapen ose jo kutitë e votimit, kjo do ti lihet në dorë një organizmi të huaj siç është Komision i Venecias i cili siç tha Rama mund të japë një opinion të pavarur që premtoi se do ta pranojë.

Transparencë përmes një hetimi që mund të fillojë duke hapur materialet e kutive zgjedhore dhe opinioni për atë nëse duhet ose jo të hapen kutitë e votimit, ti lihet një pale të tretë, Komisionit të Venecias, - deklaroi kreu socialist.

Në këtë kuadër, z.Rama premtoi se kërkon transparencë në funksion të zgjedhjeve të ardhshme dhe siguroi se nuk dëshiron që të marrë pushtetin në tavolinë, duke shtuar se ne e kemi pranuar rezultatin e zgjedhjeve të kaluara.

Deklarata e Ramës erdhi vetëm pak orë pasi Kryeministri Berisha paralajmëroi se sdo të ketë asnjë negocim që vjen jashtë kornizave ligjore duke ftuar dhe një herë Ramën që ti drejtohet gjykatave dhe Komisionit të Venencias për çdo kërkesë që lidhet me hapjen e kutive.

Duket se dalja e Berishës ka qenë vendimtare për Ramën që pasditen e sotme të tërhiqet nga kërkesa deri dje ultimative dhe e panegociueshme për hapjen e kutive.

r.n/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›