Uria për me dit’ - kjo është FiloSofia
Ka një anekdotë të bukur që përkon me 100 vjetorin e pavarësisë. Një nga delegacionet e kryesuara nga Ismail Qemali në Europë, për diskutimin e çështjes shqiptare u gjend ngushtë përballë atmosferës armiqësore të krijuar nga diplomacitë e vendeve gjitone. Nënvlerësimi për shqiptarët ishte kaq i madh, saqë jo vetëm Shqipëria konsiderohej një shprehje gjeo-grafike, por edhe shqiptarët qenie me bisht. I nxehur nga një diskutim i tillë, Ismail Qemali, thonë se u ngrit në këmbë e nuk po ulej. Kur drejtuesi i seancës i shqetësuar e pyeti zotin Ismail, përse nuk ulej, Ismaili me qesëndi iu përgjegj se nuk po gjente një karrige për bishtin e tij!
Kur bishti na pëlqen
Për një periudhë çerek shekullore që jap mësim në universitet, e kam filluar orën e parë të mësimit duke shpjeguar ç’është filosofia. Në çdo orë mësimi prezantuese të lëndës u kam vënë në dukje studentëve që mënyra e shkrimit të kësaj fjale në shqip, le vend për diskutim dhe më tej, le shteg për dyshime. Mirëpo në Shqipëri zakoni socialist që shkencën e bënte partia, u transmetua edhe në periudhën e tranzicionit. Më e pakta, të bësh shkencë në Shqipëri duhet të jesh burrë, pastaj burrë me mjekër, pastaj ca tesera partie hyjnë goxha në punë, pastaj… Që të jem më e saktë, edhe për femrat është folur, por ato konceptohen se janë femra vetëm kur luajnë rolin e zbutësit! Kujtoni gjithë fushatën e shkuar elektorale. Ekranet plasën nga koret e politikanëve që, nga më i thjeshti tek më i larti fare, flisnin për rolin zbutës të femrës në politikë! Mallëngjyese. Tërë ato dithirambe me kollare…, sepse më kujtonin cirkun nëpër botë, ku zbutëset e shkathëta me çizme mbi gju, gati lakuriq, fshikullonin kamxhikun para turinjve të luanëve që, nxirrnin dhëmbët, por hooop, rrinin urtë!
Kështu që si për shumë probleme të tjera, populli thotë se “i zoti e nxjerr gomarin nga balta”. Mirëpo këtu muhabeti vjen e trashet se duhet sqaruar cili ishte gomari dhe çfarë tagra kisha unë. Shprehja popullore, mund t’ju duket të gjithëve mëse e qartë, por, unë si studiuese e filosofisë kam për detyrë t’ju them “kujdes”. Ndofta për diçka shprehja po ju mashtron dhe dhe ju keni ndër mend tjetër gjë, kurse unë tjetër. Dhe që ta kuptoni shkoqur fare, po kaloj te gjysma e dytë. Gomari që më duhej të nxirrja nga balta nuk është filosofia, lënda që unë studioj dhe jap me pasion në auditor. Prandaj puna ishte shumë më e vështirë. Mendoni të keni përpara një popull të tërë të konsiderur në atë mënyrë dhe një grua e vetme ta nxjerrë nga balta! Një llaf goje ajo që thotë populli pesë me hiç. Vetëm brenda kufijve na del 3 milionë e gjysëm me hiç! Pastaj duheshin edhe nja 7 milionë karrige!
Probleme të formësimit të dijes
Kaluan vite, derisa një ditë, pasi kisha dorëzuar redaktimin e Fjalorit të Filosofisë të përgatitur nga Prof. Akademik Ekrem Myrtezai, sintezë e një pune të mundimshme rreth 25-vjeçare, vura re të tmerrshmen ballinë të librit ku shkruhej në një çshqipe Fjalor i Filozofisë. Them “çshqip”, sepse “shqip” nënkupton “saktë”. Të gjithë studiuesit e filosofisë, por edhe studiuesit e degëve të tjera të dijes, e fillojnë punën duke u prezantuar me fushën e dijes, me atë çfarë studion dega përkatëse. Në rastet kur fusha e dijes emërtohet sipas termit origjinal shkencor, shpjegimi etimologjik i termit është hapi i parë që na qartëson. Në rastin më sipër, është mbajtur termi origjinal, por është ndryshuar në shkrim nga sofia në zofia. Pasoja është e drejtpërdrejtë. Krijohet një mospërputhje mes seriozitetit të punës shkencore që përmban fjalori, dijes mijëra-vjeçare të grumbulluar aty, që pretendon saktësi, dhe mënyrës si prezantohet kjo dije në ballinë me një formë të gabuar. Të pretendosh se ke mbledhur dije shkencore dhe… t’ia shkruash gabim emrin?! Dhe cilës? Filosofisë, Zonjës me skeptër të rëndë! Mëmës së shkencave të pavarura. Nuk di ç’do të thoshte Dyreri për këtë shpikje shqiptare. Do pataksej e do qeshte me gulçima sa t’i shqiteshin brinjë e kocka e të na vërshëllenin neve mbi krye si në peisazhet Daliane. E ndoshta do na i dhuronte tërë kockat si kornizë për paradokset e shkencës shqipe. Ne pretendojmë dhe shkencërisht pranohet se gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra, ndërsa, emrin e kërkimit të dijes që na vjen nga lashtësia, e shkruajmë të shtrembëruar (!).
Lindin të paktën dy probleme të njohjes:
- A mundet një gjuhë të pretendojë se i përket një kulture tepër të lashtë, që do të thotë se është lëvruar për mijëra vjet, e të mos respektojë kriteret e saktësisë së kuptimit të fjalëve?
- A është ky gabim një gabim që e mbart vetë gjuha shqipe, apo është një gabim i prejardhur nga puna njerëzore? Si studiuese e filosofisë kam të drejtën ta shtrij dyshimin 360% duke renditur shkaqe që nga ato që thjesht karakterizojnë procesin e sendërtimit të çdo njohjeje njerëzore siç është niveli jo i plotë i dijeve deri tek shkaqe më të thella të ndikimeve gjeopolitike dhe poshtëruese raciste në fushën e gjuhës shqipe, kur dihet se gjuha është dija që përmban lëngun limfatik të shtyllës kurrizore të një kombi. Historia nuk ka qenë shesh me lule për shqiptarët. Shqiptarëve u është dashur të mbijetojnë. Gjuhës shqipe po ashtu!
Në këtë mënyrë vijmë te problemi i mënyrës si formësohet dija dhe i kritereve që duhen respektuar për një dije shkencore, jo sipërfaqësore, të përkohshme, doxa - një opinion. Ndryshimet që ndodhën në sistemin politik, duhej të ishin shoqëruar me punën për edukimin e ndryshimeve në sistemet e të menduarit dhe të vepruarit. Këto ndryshime duhet të ndodhnin edhe në mënyrën e formësimit të dijeve. Ende, 20 vjet pas hapjes ndaj gjithë dijes botërore, në shumë studime e diskutime shkencore vazhdojnë të ruhen e të përdoren koncepte të trashëguara nga shkollat lindore, të njëanshme dhe të ideologjizuara.
Inertësia në fushën e edukimit dhe pjelloria e oratorive politike që themelin e çështjeve sociale e trajtojnë zbythazi, na ka bërë vërtet konkurrentë me të djeshmen socialiste. Socializmi do na kishte zili, se kurrë në vitet e tij nuk kishte kaq shumë studime shkencore sociale dhe fjalime ndërtuar mbi tezat marksiste. Fatkeqësisht janë banalizime të marksizmit ose nga njerëz që e kanë njohur dobët ose nga brezat e rinj që nuk e njohin aspak! Padija në gojën e brezit të ri është e frikshme. Për më tepër një padije e certifikuar si shkencë! Filosofët janë shqetësuar gjithnjë për mënyrën si ndërtohet dija.
Kuptimësia gjuhësore dhe rishikimi i normës gjuhësore
Nga ky këndvështrim filosofik, lind pyetja: Përse disa norma ose rregulla, të vendosura në një kohë të caktuar, që sjellin pasoja mjegulluese dhe keqkuptime, në kthjelltësinë dhe saktësinë e gjuhës shqipe, duhet të na imponohen për tërë jetën? Formalizmi dhe paaftësia janë ato që e kanë vrarë kuptimin e vërtetë të fjalës Filosofi dhe e kanë fshirë ekzistencën e Dashurisë për Dije. Mënyra si shkruhet në shqip me “z” çon në një rrënjë “zoo” që e trupëzuar në fjalë na jep përfundimin dashuri për… kafshë (!). Vallë, këtë kanë dashur studiuesit tanë, shkencëtarë të gjuhës shqipe, kur kanë vendosur që kjo fjalë, megjithëse e huaj, t’i nënshtrohet një rregulli që është ndërtuar për fjalë shqip?
Për cilindo që flet një gjuhë, po ashtu për gjuhën shqipe është thelbësisht e rëndësishme të dimë mirë Çfarë flasim e themi. U ndala tek fjala Filosofi si fillesa e dijes. Çështja është më e gjerë se kaq. Përmes shtrimit të këtij problemi kam synuar një rishikim të normës gjuhësore, jo nën këndvështrimin e ngritur në tryezat e dialogëve të mbrapshtë që duan të mbivlerësojnë njërin dhe të fajësojnë tjetrin dialekt, - debate qartazi të nxitura artificialisht, pjesë e strategjive për të shpikur kundërshti themelore veri - jug, që çojnë në ndarje. Për ata që kanë ngritur këto çështje, rikujtoj se dialekti toskë është dialekt vetëm i një pjese të Jugut të Shqipërisë, pavarësisht se është marrë si bazë për krijimin e gjuhës letrare të njehsuar. Edhe në jug ka larmi dialektesh dhe pasuri gjuhësore që kapërcejnë caqet e gjuhës së njehsuar e që shprehen aq fuqishëm në këngët, shprehjet popullore dhe kudo në format e artit të fjalës me thekset e veçanta dialektore të Labërisë, Bregdetit, Myzeqesë, Beratit, Korçës, etj.
Problemi shtrohet nga pikëpamja e kuptimësisë gjuhësore, jo e dialektit të zgjedhur për t’u ngritur në normë. Logjika kërkon para së gjithash, të respektohet realiteti i gjallë, i cili i ka dhënë jetë fjalës. Të respektohet realiteti i gjallë, që shprehet në përmbajtjen e fjalës, pastaj të shprehim zotësinë në ndërtimin e rregullave që fiksojnë kuptimësinë brenda formateve të caktuara tingullore, që nuk e lenë përmbajtjen të rrëshqasë drejt shumëkuptimësisë.
Si studiuese e filosofisë, respektoj specifikat e kërkimit gjuhësor. Si studiuese e filosofisë mbaj këndvështrimin filosofik që lidhet me problemin “a” të çdo gjuhe - kuptimi i mbartur në fjalë, përçimi i dijes. Kuptimi vjen përmes gjithë fjalës, por fjala përbëhet nga tinguj dhe këta varen nga shqiptimet dhe lakimet që merr gjuha. Pylli përbëhet nga një shumicë pemësh. Nëse priten pemët, një, dy… dhjetë pemë të mbetura janë vetëm “ca pemë”, nuk janë më “pyll”.
Në çdo gjuhë të zhvilluar ka përjashtime nga rregulli. Problemi është sa janë të argumentuara rregullat dhe përjashtimet, çfarë baze kanë ato. A duhet vrarë fjala, kuptimi, për hir të një rregulli apriori? Në rastin e fjalës Filosofi, rregulli shqip është zbatuar tek rrënja e një fjale nga një gjuhë e lashtë, duke e çnatyruar nga kërkim i dijes në kërkim i “zo...fisë”. Për më tepër që vetë gjuha shqipe pranon që edhe mes dy zanoreve të shqiptohet “s”. A duhet flakur tej thesari i gjuhës së gjallë, pse kështu kanë vendosur dikur disa gjuhëtarë?
Gjuha është e pandashme nga kontinuiteti (vazhdimësia) jetësor ekzistencial njerëzor. Fjalët e gjuhës përcaktojnë raportet njohëse që vendos njeriu me botën rretheqark. Nga bazimi në këto përcaktime varet edhe saktësia e njohjes sonë.
Gabimet me gjuhën shqipe
Përpjekja për ta pastruar gjuhën shqipe nga huazimet u shoqërua me tendencën për ta orientuar shqiptimin e shumë fjalëve sipas gjuhëve perëndimore: frëngjisht, anglisht. Si mund të pretendojmë lashtësi të gjuhës sonë, kur heqim lidhjet me elementët më të vjetër gjuhësorë, për t’i zëvendësuar me shqiptime nga gjuhë relativisht më të reja? Ndërsa pastrimi nga huazimet osmane ishte më i lehtë, puna ishte shumë më e vështirë me huazimet nga ndikimet e krishterimit përmes gjuhëve latine dhe greke. Këtu, bashkëjetesa shkonte në mijëra vjetë.
Ndodhën dy dukuri të gabuara:
Së pari, u flakën mjaft fjalë si huazime latine dhe greke, të cilat me mundësitë e zgjeruara që ekzistojnë sot për verifikimin e dijeve duhet të rishikohen.
Së dyti, mjaft fjalëve të tharmit shqip, u është ndryshuar shqiptimi për të hequr gjoja ndikimin ortodoks dhe u është dhënë një shqiptim i huazuar nga gjuhë perëndimore, psh., gjuha frënge.
Veprimi i parë ka shpronësuar mjaft fjalë origjinale shqipe dhe ua ka falur gjuhëve latine dhe greke, duke e mbushur plot thesare të vyera shportën e fqinjëve. Veprimi i dytë ka shpronësuar një numër edhe më të madh fjalësh, duke u ndryshuar atyre qoftë edhe një tingull në shqiptim, - fjala ka humbur origjinën dhe kuptimin themelor të saj. Për ta kuptuar sot një fjalë, dikur krejt shqipe, duhet t’u drejtohemi për shpjegim gjuhëve perëndimore.
Kemi të drejtë të mendojmë se ka patur një konkurrencë të fshehtë mes fuqive me interesa të drejtpërdrejta në trojet shqiptare. Gjuhës shqipe iu la vetëm një shteg i hapur: Ajo mund të marrë fjalë hua prej gjuhëve perëndimore, më të reja, mjaft që të mos akuzohet se është nën ndikim latin ose ortodoks. Në këtë mënyrë, copëtimi i dikurshëm i trojeve shqiptare, u shoqërua fatkeqësisht, jo vetëm me copëtim gjuhësor në favor të gjuhëve gjitone latine e greke, por sidomos me një sakatim të gjuhës shqipe: këtë radhë prej paditurisë së gjuhëtarëve shoqëruar me pamjaftueshmërinë e dokumentave që provonin autenticitetin e fjalëve shqipe.
Ndodhi ajo dukuri që filosofi Xhan Batista Viko që në shekullin XVII e quante “falsitet i burimeve” ose “ngatërrim skolastik i kombeve”, sipas së cilës nëse dy popuj kanë ide ose institucione të ngjashme, patjetër njëri e ka mësuar nga tjetri. Kulturat sunduese janë ato që u imponojnë popujve në takim me to, institucionet e veta. Popujt e tjerë shihen si të paaftë intelektualisht dhe pa forcë krijuese që të mund të zbulojnë dhe krijojnë vetë, pa i marrë prej të tjerëve. Për rrjedhojë në fushën e gjuhësisë, prej këtij gabimi, pohohet rrjedha huazuese njëkahëshe prej kulturave më të fuqishme dhe mohohet rrjedha në kah të kundërt - nga popujt e tjerë drejt gjuhëve të kulturave sunduese. Ky qendrim ndaj gjuhës shqipe fsheh në thelb edhe pikëpamje raciste antihistorike, që dallimet në institucionet sociale (mes tyre edhe gjuha) janë rrjedhojë jo e përvojave historike, por rrjedhojë e veçorive të lindura të racave më superiore, në këtë rast raca greke dhe ajo romake.
Se si FiloSofia na çon drejt dijes
Në diskutimin tim në Konferencën Shkencore Java e Shkencës në Kosovë, në maj të këtij viti, ku trajtova probleme të formësimit të dijes shkencore dhe ku parashtrova vërejtjen time edhe për këtë çështje të gjuhës shqipe, solla një dëshmi interesante nga Kroçe, pra nga 110 vjet më parë. Them interesante, sepse për mua si shqiptare që flas shqip, ajo paraqet interes, kurse për të tjerë studiues ndoshta jo. Dëshmia që jepte Kroçe lidhej me mënyrën si ishte kryer emërtimi i një kafshe, me një fjalë e cila, sipas studiuesve të mëparshëm, rridhte nga greqishtja e vjetër. Duke u ndalur te kjo dëshmi dhe duke e analizuar në dy plane, mund të them se gjuhëtarët tanë kanë gabuar kur fjalën qen e kanë konsideruar si fjalë me prejardhje latine, pasi jo vetëm Kroçe pohon se mbahet me origjinë të lashtë greke, por mund të shkojmë edhe më tej. Fjala rrjedh në mënyrën më të bukur fare qartë dhe pastër nga gjuha shqipe.
Detyrë e filosofisë nuk është të bëjë zbulime, por qartësime, pra të merret me kuptime. Dhe unë kam tërhequr vëmendjen dhe këmbëngul pikërisht për këtë. Nën këtë këndvështrim edhe fjala filozofi siç e përdorim të shkruar sipas normës së sotme gjuhësore shqipe, a nuk është një fjalë që gënjen, sepse nuk çon te burimi i dijes, kërshëria për me dit’, dashuria për dije, por largon nga ajo drejt zo…? Vetëm përmes ndryshimit të një gërme nga “s’ në “z”, homo sapientis në Shqipëri ndryshon thelbësisht e rikthehet në origjinë tek zo…, sikurse e thoshte Aristoteli një zoon politikon - kafshë që merret me politikë. Këtë radhë, jo prej dashakeqësisë së gjitonëve, por prej padijes së tonëve.
Mund të themi se:
1 - Është tezë e padiskutueshme shkencore se gjuha shqipe është gjuhë indo - europiane. Për rrjedhojë, në rrafshin gjeografik, ka një rrjedhë hapsinore prej Azisë drejt trojeve ku aktualisht flitet prej shqiptarëve që nga lugina e Preshevës, Medvegja, Bujanovci, Mitrovica, Shkupi, Ulqini e deri në Artë apo në fshatrat rreth Athinës. Gjithashtu, gjeografikisht, ne jemi fqinjë me atë truall ku në lashtësi lindën Shkollat e para FiloSofike, që do të thotë se natyrshëm kemi patur shkëmbime kulturore me kulturën më të zhvilluar të lashtësisë dhe shkëmbime kulturore të orientuara në atë drejtim që nga thellësitë e historisë. Për këtë arsye janë të natyrshme edhe fjalë të prejardhura prej brumit të gjuhës së lashtë greke dhe s’ka arsye pse të ushqejmë qendrime fobike.
2 - Në rrafshin gjuhësor: Shkencëtarët mbështesin tezën e vazhdimësisë iliro – shqiptare e, për rrjedhojë edhe të gjuhës shqipe nga ilirishtja. Bëhet fjalë për një lashtësi të paktën 2500 vjeçare. Për rrjedhojë, gjuha ilire me dialektet e saj është bashkëkohëse me gjuhën e lashtë në të cilën u lëvrua filosofia që prej kohës së Thalesit, Heraklitit, Sokratit, Platonit, Aristotelit, gjuhë të cilën nuk duhet ta ngatërrojmë me gjuhën artificiale helene (nga vjen greqishtja e sotme) të krijuar nga rektorët nëpër katedrat universitare duke filluar nga periudha e Aleksandrit e më pas në periudhën bizantine. Si një gjuhë e lashtë, ilirishtja jonë mund të ketë marrë, por edhe mund t’i ketë dhënë gjuhës që ishte gjuha e diturisë. Megjithatë është fakt se, edhe pse populli shqiptar, ka ndryshuar shumë mënyra jetese, sjelljesh, deri bindje fetare e perëndi, ka ruajtur gjuhën. Gjithashtu, në rrafshin gjuhësor, në gjuhën shqipe, si studiuese e filosofisë kërkesa e vazhdueshme për saktësi më ka shtyrë të identifikoj fjalë bazë me një origjinë dhjetëra mijëra vjeçare, që nga periudhat më primitive të shoqërisë njerëzore. Këto fjalë, ngado që të kenë ardhur, kanë lënë gjurmë në konstituimin shpirtëror të gjuhës shqipe, të mendësisë shqipe, të urtësisë, të mënyrës së kuptimit të botës. Dua të kujtoj se Rilindasi ynë i Madh, Jeronim De Rada, i cilësuar nga bashkëkohësit europianë Homeri i Dytë, vërente shumë kohë përpara se shqiptarët të arrinin të organizoheshin për çështjen e kombit të tyre, se grekët i kanë emërtuar perënditë përmes fjalëve shqip. Për këtë arsye, kam të drejtë të mendoj se nuk do të ishte çudi sikur edhe arti i lashtë ose filosofia të kenë pirë ujë në një burim me gjuhën ilirishte.
3 - Në rrafshin historik, duke iu rikthyer shembullit të fjalës Filosofi, të paktën, që me krijimin e shtetit të pavarur shqiptar dhe hapjen e shkollave shqipe fjala është folur dhe shkruar “filoSofi” dhe “filoSofët”.
4 - Në rrafshin praktik: Gjuha e folur shqipe ka një diapazon të tingujve mjaft të gjerë që na jep mundësi të shqiptojmë saktë edhe fjalë të lashta si fjalët “sofia”, “sofistët”, madje edhe “filosofia” në gjuhët e huaja. Është shumë saktë kur shqiptojmë “filosofia”, ndërsa është tmerr kuptimi që merr fjala për një “z” e çnatyruar në Zoo…fi? Me “zo…finë” gjuhëtarët tanë na kanë kthyer në 1913, atëherë kur të huajt talleshin se shqiptarët kishin bisht! Gabim i vockël fare i pafajshëm ?!... Rilindasit që na çelën udhën e kombit, na dhanë edhe një fjalë të re që përkon me fjalën e lashtë, - fjalën DitUria, e cila e lexuar më gjatë është uria për me dit’: Kjo është filoSofia. Si përfundim, të nderuar Akademikë, mbetet të zgjidhni ose Kopshtin e Dijes, ose kopshtin zoologjik!
Rikthimi në kërkimin e gjuhës shqipe duhet t’i japë fund epokës së servilizmit ndaj kulturave të tjera dhe të shkencës servile të politikave të huaja. Ne kemi nevojë të njohim veten tonë, gjuhën tonë. Rikthimi i pasurisë së çmuar gjuhësore popullit që e flet këtë gjuhë është detyrim për cilindo studiues të gjuhës. Është detyrë e veçantë vetëdijësimi për pavarësimin e gjuhës këtë 100 vjetor të shtetit të pavarur shqiptar. Gjuha jonë ka nevojë të dalë në dritën e diellit. Dija ka nevojë të vihet mbi themele të forta. Kur ta kryejmë këtë, ndoshta një qiell i ri do të hapet për dijen. Ndoshta edhe FiloSofia, kjo zonjë e lashtë, do na thotë ndonjë fjalë shqip!
*Studiuese e Filosofisë