Popa: Mbledhja e 81 Partive Komuniste, Hrushovi gjeste për prerje koke
Ishte nëntori i vitit 1960, kur delegacioni shqiptar i kryesuar nga Enver Hoxha shkoi në takimin e veçantë të vendeve të kampit socialist. Kishte filluar çarja e madhe me Bashkimin Sovjetik, çarje që Enver Hoxha do ta realizonte përfundimisht në atë takim që u konsiderua nga historia komuniste e kohës si një tradhti e madhe që Hrushovi i bëri marksizëm-leninizmit. Pas atij momenti, Enver Hoxha krijoi lidhje me aleatin e tij të ri, Kinën e Mao Ce Dunit. Por çfarë thotë vetë përkthyesi i Enver Hoxhës për atë takim të jashtëzakonshëm, ku do të përplasej me njeriun më të fuqishëm të kampit socialist të asaj kohe? Si vijoi udhëtimi i çuditshëm i tyre dhe përse delegacioni shqiptar u vendos në vilën më të shmangur nga Moska?
Kështu, Agim Popa tregon për ditët e tmerrshme të nëntorit të '60-ës, kur Enver Hoxha vendosi të përballej çmendurisht me liderin e supershtetit komunist, Nikita Hrushov.
Për herë të parë dëshmohet për të vërtetën e madhe, se çfarë ndodhi në mëngjesin e 10 nëntorit në vilën e Leninit në Zareçje të Moskës, ku ishte vendosur Enver Hoxha, kur aty vërshuan befasisht byroistët e njohur të superfuqisë komuniste, Mikojani, Kozllovi, Torezi dhe Susllovi.
Çastet e pabesueshme kur Enver Hoxha u përball me Hrushovin, prapaskenën e organizuar nga ai në sallën "Gjeorgjevskja", kur u vendos me qëllim poshtë podiumit ku mbanin fjalimet e tmerrshme ish-aleatët e tij politikë.
Gjestet e pahijshme të Hrushovit gjatë takimit më të bujshëm të Globit, që, gjatë fjalimit shokues të Enver Hoxhës, përshkonte me dorë fytin duke imituar prerjen e kokës. Biseda e tensionuar në hollin e sallës, kur Hrushovi fyeu publikisht Enverin, ndërkohë që u përball menjëherë me poshtërimin që i bëri Mehmet Shehu, i cili kundërveproi me irritimin e tij të pabesueshëm.
(Vijon nga numri i kaluar)
Profesor. Si folëm për shumë probleme dhe momente interesante të jetës suaj pranë njerëzve më të fuqishëm të shtetit komunist, do të doja të ndalesha në një moment shumë historik për atë kohë, në të cilin kam mësuar se ju keni qenë një ndër përkthyesit e Enver Hoxhës. Është fjala pikërisht për mbledhjen e 81 Partive Komuniste të botës, të mbajtur në nëntorin e vitit 1960 në Moskë, e cila është cilësuar si "mbledhja e çarjes së madhe". Që të mos e zgjasim shumë retorikën hyrëse, po ju drejtohem nëse mund të dëshmoni çfarë mbani mend nga ato ditë, që janë konsideruar ditët më të zjarrta të qeverisjes komuniste?
Delegacioni që vajti në Moskë përbëhej nga Enver Hoxha, Hysni Kapo, Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia. Këtë delegacion, sigurisht e shoqëronin dhe grupet e punës për shërbime të ndryshme.
Nga sa veta përbëhej grupi i punës, profesor?
Këtu kam parasysh të gjithë personelin që e shoqëronte, për të gjitha shërbimet.
Tani në fakt nuk po më kujtohen, se ishin disa grupe pune.
E kam fjalën për personelin në përgjithësi, pa emra të përveçëm, pasi qëllimin e kam se dua të krijoj një ide rreth numrit të njerëzve që shoqëronin delegacionin. A shkonte numri i tyre deri në 15 veta?
Pak a shumë shkonte aty te dhjetë veta.
Vetëm përkthyes kanë qenë tre veta. Pastaj vinin ata të sigurisë, vinte personeli tjetër ndihmës, etj.
Le të ndalemi vetëm te përkthyesit, për të mos u zgjeruar shumë në subjekt. Kush kanë qenë, profesor, emrat e tre përkthyesve të Enver Hoxhës, në atë mbledhje e cila do të hynte fuqishëm në historinë e shtetit komunist, aq sa simboli i tyre do të përjetohej si një personazh i skalitur në veprën e Kadaresë "Dimri i Vetmisë së Madhe", apo "Dimri i Madh"?
Ka qenë Mufyt Mushi, Frederik Gjerazi dhe unë, pra Agim Popa.
Mufyt Mushi përkthente Enver Hoxhën dhe anëtarët e tjerë të delegacionit në takime të ndryshme, si në momente çlodhjeje apo në takimet në holle, pasi delegacioni, - duke filluar nga Enver Hoxha dhe deri te Mehmet Shehu, Hysni Kapo e Ramiz Alia, - e kanë shoqëruar kohën jashtë mbledhjes me takime intensive, si në vilën ku u akomoduan fillimisht, apo në ambasadë ku shkuan më mbrapa, dhe deri në hollin e sallës historike ku zhvillohej takimi tronditës. Pra, siç ju thashë, në këto takime i përkthente Mufyt Mushi.
Ndërsa raportin e shumëpërfolur, apo goditës, siç u quajt, që mbajti Enver Hoxha në takimin në fjalë e keni përkthyer juve?
Fjalimin e Enver Hoxhës gjatë mbledhjes, nga kabina, e kemi përkthyer dy vetë. Më të shumtin e ka përkthyer Frederik Gjerazi dhe pjesën tjetër unë, Agim Popa.
Enveri e mbante shqip, ndërsa nga kabina jonë përkthehej rusisht.
Që këtej, rusishtja që transmetonim neve përkthehej nga përkthyeset e ndryshëm në gjuhët e tjera.
Në çfarë gjuhe përkthehej kryesisht?
Përkthehej në frëngjisht, përkthehej në spanjisht, - që ishin dhe gjuhët kryesore që përdoreshin në atë takim.
I përkthenin ata nga kabinat e tyre, nga rusishtja që e përkthenit juve?
Po. Ndërsa Enver Hoxha, siç t'u shpreha, e lexonte shqip, ne nga kabina jonë e përkthenim rusisht, ndërsa të tjerët nga kabinat e tyre që e dëgjonin rusisht e kthenin në frëngjisht dhe spanjisht, apo dhe në gjuhë të tjera, sipas përkthyesve të vendosur në kabina.
Para se të shkojmë në historinë e çuditshme të ndodhur në Moskë, le të ndalemi edhe pak në kohën para se të vinin ato momente. Pra në rezymenë e ngjarjes, të cilën jemi duke e përshkruar shkurt, para se të fillojmë të ndalemi në detaje dhe imtësira. Ajo që doja të dija unë profesor është, se kush ju ka caktuar juve pikërisht si përkthyes i atij delegacioni, që duhet të pranojmë se ishte delegacioni më i lartë shtetëror i asaj kohe, që do të thotë që ishte delegacioni më i rëndësishëm i shtetit, pasi me sa mësoj, paska qenë përbërë nga burrat më me pushtet të asaj kohe.
Të them të drejtën, nuk më kujtohet se kush më ka njoftuar dhe si ka qenë puna, pasi kanë kaluar vite, por emri im në atë kohë ishte prezantuar në sferat e larta të shtetit si njohës i mirë i rusishtes, por që, me sa kam parasysh, ka qenë Ramiz Alia ai që e ka vënë gishtin mbi emrin tim. Pra, që të jem i qartë në përgjigje, është Ramiz Alia ai që më ka caktuar në atë ekip.
Ku punonit juve në atë kohë, për të cilën po flasim në këtë ngjarje?
Unë kam qenë në Drejtorinë e Jashtme të Komitetit Qendror të Partisë. Pra, në Drejtorinë e Jashtme.
Kur po shkonit të përkthenit Enver Hoxhën në takimin e madh që do të mbahej në Moskë, dua të di nëse keni qenë në dijeni të asaj që po ndodhte, apo e keni mësuar vetëm në sallën e mbledhjes, kur vetë Enver Hoxha u përball me gjithë atë suferinë kundërshtimesh, pas kundërshtimit dhe sulmit që ai vetë bëri mbi Nikita Hrushovin?
Ne ishim në dijeni të përplasjeve që u bënë, pasi ato ishin bërë prezente që në kongresin e tretë të Partisë Rumune, ku nga vendi ynë ishte i deleguar Hysni Kapoja. Pra, është historia e njohur e Bukureshtit, ku Hrushovi kërkoi të dënohej Partia Komuniste e Kinës, ndërkohë që delegacioni shqiptar refuzoi të bashkohej me këtë mëndim të Hrushovit për të goditur Kinën.
Ju kuptova për sa folët rreth ngjarjes. Le të ndalemi tashmë në hollësi të asaj që ka ndodhur në të vërtetë, dëshminë e të cilës juve mendoj se do ta jepni me detaje të plota dhe të sakta, pasi është fat që ju kemi, si një person që keni qenë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në të. Kur dhe si u nisët?
Ishte nëntori i vitit 1960. Data kur u nisëm nuk më kujtohet mirë, por di që në datën 8 nëntor duhej të ishim në Moskë të asistonim në manifestimin e madh të përkujtimit të revolucionit bolshevik. Sigurisht, ne duhej të ishim aty para asaj date.
Jemi nisur nga "Rinasi" me avionin qeveritar që mbahej atëherë për udhëheqjen, që për saktësi, me sa mbaj mend, quhej "Yll 14" dhe drejtohej nga Babaçe Faiku dhe Hamit Ulqinaku. Gjatë udhëtimit, në mënyrë të paparashikuar, qëndruam në Kiev të Krahinës. Ndenjëm fillimisht aty. Që andej pastaj kemi arritur në aeroportin "Vnukov" të Moskës.
Vijimin e udhëtimit e bëtë me avionin tuaj?
Jo, më tej e vazhduam udhëtimin me avionin që na ishte caktuar nga Hrushovi, pra nga Moska. Kemi përfunduar në aeroportin "Vnukov", siç të thashë.
Dhe më tej, si mbërritët në Moskë?
Delegacioni u vendos në një vilë që, sipas tyre, ishte shumë e veçantë, pasi siç na thanë, në atë vilë rrinte dhe Lenini kur shkonte për pushime. Ajo vilë ndodhej në Zareçje, që binte disa kilometra larg Moskës. Ishte një vilë e bukur pushimi për të cilën ata thoshin se e preferonte vetë Lenini, dhe me këtë donin të tregonin se e kishin respektuar së tepërmi delegacionin tonë. Në datën 8 nëntor, pra ditën e revolucionit të madh, kur në Moskë kishin mbërritur të gjitha delegacionet e partive që do të asistonin në takimin e jashtëzakonshëm të Bllokut Komunist, Hrushovi shpërndau një letër që dënonte apo të themi që ishte kundër Partisë Komuniste të Kinës. Pra, këtë letër Hrushovi ua shpërndau të gjitha delegacioneve pa përjashtim, përfshirë dhe delegacionin e Partisë sonë.
Si dhe ku u shpërnda ky material, se nuk po e kuptoj, pasi ju flisni për një shpërndarje të një materiali kur delegacionet sa kishin mbërritur dhe po asistonin në manifestimin jubilar që po zhvillohej aty. Pra, kur nuk ishte bërë ende asnjë takim zyrtar, si mund të shpërndahej një material i tillë?
Ashtu është. Nuk ishte bërë asnjë takim zyrtar, apo asnjë seancë apo mbledhje përgatitore, por materiali u shpërnda në vilat ku ishin vendosur delegacionet. Pra u shpërnda një letër në të cilën, ndër të tjera, Shqipëria nuk përmendej si vend socialist.
Dua të hyj akoma më në detaje, meqenëse flitet për probleme apo situata historike me rëndësi të veçantë. Kush e shpërndau saktësisht këtë letër në vilat ku u vendosën delegacionet?
Këtë letër e shpërndau Andropovi.
Kush ishte saktësisht Andropovi?
Ishte shefi i sektorit të jashtëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, për vendet socialiste.
Çfarë bëri Enveri kur nuk e pa emrin e vendit të vet në krah të vendeve socialiste që kishte renditur Hrushovi?
Sigurisht, u krijua një gjendje shumë e nderë. Situata dukej që ishte e acaruar së tepërmi. Mbaj mend që Enver Hoxha ka refuzuar një takim që i ka kërkuar Hrushovi në ato momente. Pra, kur mori letrën nga Andropovi dhe pa se çfarë flitej, si dhe kur pa provokimet që i bëri Hrushovi, nëpërmjet po Andropovit, refuzoi me forcë dhe në mënyrë të prerë takimin që Hrushovi i kërkonte.
Këtë refuzim ia tha nëpërmjet Andropovit, apo jo?
Po, nëpërmjet Andropovit. I tha që "E refuzoj takimin me shokun Hrushov, pasi Shqipëria në këtë letër që ai ka shpërndarë nuk përmendet fare si vend socialist".
Ne, sigurisht, ndenjëm krah partive të tjera komuniste të ardhura për mbledhjen e famshme, në manifestimet që u bënë në formë parakalimesh.
Dhe, mbledhja e famshme, - që hyri në histori si mbledhja e 81 Partive Komuniste, - kur ka filluar?
Ajo mbledhje ka filluar në datën 10 nëntor. Këtu ka ndodhur një fenomen, që nuk duhet anashkaluar dhe jo më të harrohet. Pra, më 10 nëntor, kur në sallën 'Gjeorgjevskja' kishte filluar punimet mbledhja e madhe, në vilën e delegacionit shqiptar kanë mbërritur me urgjencë disa persona të udhëheqjes së lartë sovjetike. Pra në vilën të ndodhur në Zareçje, disa kilometra larg Moskës, mbërritën njerëzit e udhëheqjes së lartë sovjetike.
Kush ishin?
Ishin Mikojani, Kozllovi, Susllovi, Pospjellovi dhe Andropovi. Të gjithë ishin njerëz të udhëheqjes më të lartë politike të Bashkimit Sovjetik. Pra, ishin Anëtarë të Byrosë Politike.
Pra, këta erdhën në mëngjes, kur mbledhja kishte filluar?
Po, në mëngjes, kur mbledhja kishte filluar, erdhën këta që të përmenda.
Po përse erdhën?
Ata kërkonin nga Enver Hoxha që udhëheqja shqiptare të hiqte dorë nga pikëpamjet e saj.
Cilat ishin ato pikëpamje që i kishin shqetësuar dhe nga të cilat kërkonin që Enver Hoxha të hiqte dorë? Apo ishin mendimet dhe këmbëngulja e tij në mbrojtje të Kinës?
Jo vetëm pikëpamjet në mbrojtje të Kinës, por edhe ato kundër udhëheqjes sovjetike.
Jam kurioz të di nëse ata kanë ardhur një nga një, duke bërë presion sipas mënyrës së vet?
Jo, erdhën të gjithë bashkë.
Dhe çfarë bëri Enveri?
Enveri i refuzoi brutalisht dhe s'kishte asnjë mëdyshje se nuk do të ndryshonte asnjë presje nga ato që kishte përcaktuar në materialin e tij, që sipas tij, ishin kolona politike e partisë dhe e shtetit të tij socialist.
Kaq i çmendur ishte Enveri që bënte këtë veprim?
Po ç'të të them unë! (Ngre supet, si të thotë se ato i dinte Enveri). Kështu, në këtë situatë, kur nuk u tërhoq në asnjë pikë dhe në asnjë presje dhe kur u bëri të qartë se do të ishte absolutisht ashtu siç kishte deklaruar dhe ata kishin mësuar, shkuam në sallën e mbledhjes. Këtu ka një detaj që është shumë interesant dhe që vlen të theksohet, ashtu si ai i mëparshmi. Kur Hrushovi pa se Enver Hoxha nuk do të hiqte dorë nga kritikat dhe mendimet e tij, ai e caktoi vendin e delegacionit shqiptar pikërisht në krah të podiumit ku do të flisnin oratorët.
Ç'do të thotë kjo?
Kjo kishte të bënte me hakmarrjen që donte të bënte mbi delegacionin shqiptar, pasi mbi të do të drejtonin gishtin të gjitha delegacionet që do të mbanin fjalën. Ishte një mënyrë për t'i treguar Enver Hoxhës se i kishte të gjithë kundra, në mendimet dhe politikën që po ndiqte në lidhje me Bashkimin Sovjetik. Dhe ashtu ndodhi, që, kur Enver Hoxha rrinte mbi letra apo mbi kufje ku dëgjonte përkthimet e diskutantëve të ndryshëm, kur kishte mbaruar fjalimin e tij të famshëm dhe të guximshëm, - siç keni qejf ta quani ju gazetarët, - të gjithë që diskutonin më mbrapa, ndërsa e kritikonin ashpër, drejtonin dhe dorën mbi të, duke e tundur gishtin në mënyrë kërcënuese, madje edhe fyese. Këtë e kishte bërë me qëllim, Hrushovi.
Pra, ishte ngjitur vendi i Enver Hoxhës me tribunën ku flisnin oratorët, për t'u përdorur si mjet presioni, apo jo?
Po, po. Dhe siç ju thashë, të gjithë sa flisnin, tundnin dorën mbi Enver Hoxhën dhe e kritikonin rëndë për veprimet politike që ndërmerrte vendi i tij.
Kur e mbajti fjalën e tij Enveri?
Ishte data 16 nëntor kur Enveri mbajti fjalimin e tij, që u cilësua nga më të veçantat në atë takim. Pas fjalimit të tij filluan sulmet.
Kush ishte më i zellshëm në sulmet ndaj delegacionit shqiptar?
E para ka qenë Dolores Ibaluri, apo "Apasionarja", siç e quanin, e cila ishte e Partisë Komuniste të Spanjës. Ajo ishte më agresivja dhe më e papajtueshmja me Enver Hoxhën. Pas saj vinte Moris Torez i Partisë Komuniste të Francës, Haled Bagdash i Partisë Komuniste të Sirisë, por që çuditërisht banonte në Moskë. Gomulla i Partisë Komuniste të Polonisë e të tjerët me radhë, por që këta ishin më të spikaturit. Por para këtyre ka një të veçantë, në një takim që është bërë me Hrushovin.
Kur është bërë ai takim?
Ka qenë data 12 nëntor, pra dy ditë si kishte filluar mbledhja e 81 partive, dhe Enveri s'e kishte mbajtur akoma fjalën e tij. Ai takim është bërë në njërit nga hollet e sallës ku zhvilloheshin takimet. Me Hrushovin ishin të pranishëm Mikojani, Kuzllovi, Andropovi dhe të tjerë. Në atë takim mbaj mend që Enveri iu lëshua Hrushovit me të gjithë forcën, duke e kritikuar shumë. Pasi mbaroi, Hrushovi ia ktheu:
- Kështu si më flet ti, më ka folur vetëm Mak Milani.
Kush ishte ky Mak Milani?
Mak Milani ishte një diplomat perëndimor shumë i njohur i asaj kohe, por që dihet, ishte në kundërshtim flagrant me vijën politike që ndiqte kampi socialist. Në këtë moment, i fyer për mënyrën si iu drejtua Enver Hoxhës, Mehmet Shehu iu kthye Hrushovit me një zemëratë të papërmbajtshme, duke i folur madje edhe me një ton disi të ashpër:
- Shoku Hrushov. Ne nuk e njohim Mak Milanin. Ne njohim Leninin. Mak Milanin mbaje vetë.
Atëherë Hrushovi iu kthye Mehmet Shehut, duke i thënë:
- Ku ta fus?
- Fute në... xhep, - ia ktheu Mehmeti.
Pas këtij takimi, që po e shikon vetë që ka qenë ekstremisht i ashpër, e mbajti fjalën Enveri, pra katër ditë më vonë, dhe që u krijua situata që të përshkova pak më lart. Madje në këtë rast, për inatin që kishte, Hrushovi ka bërë dhe gjestet e çuditshme për të cilat kam folur në fillim të kësaj interviste.
Çfarë gjestesh?
Por ndërsa fliste, Enver Hoxha, kur kishte ngritur tonin dhe ashpërsinë e fjalimit të tij, në një rast u shpreh: "Shoku Hrushov besoj se nuk do të na e presë kokën për këtë revansh që ka marrë". Pas kësaj, Hrushovi, që njihej si njeri i humorit, i batutave, madje siç thoshin në kohën e Stalinit, njihej dhe si tip karagjoz kur e kërkonte puna, vinte dorën te fyti, duke treguar si me shaka që "Ou, po të pres fytin", pra si me të qeshur dhe vulgaritet fërkonte fytin me dorë në formë thike, për të konkretizuar batutën dhe shoqëruar fjalimin e Enverit. Herë pas here ia bënte me gjeste qesharake: "Po kokën? Ëhë, do të të presim kokën, ohohoh", - dhe qeshte, ndërsa fjalimi i Enverit vazhdonte.
Nga ngjarjet e njohura, di se delegacioni shqiptar ka ikur nga Moska, pra ka braktisur mbledhjen. Si është realisht ngjarja?
Patjetër që ashtu ndodhi. Por fillimisht u larguam nga vila ku ishim vendosur, pasi e pamë që kishte spiunë në çdo vend. Aty ka një moment tjetër interesant, se Mehmet Shehu para se të iknim nga vila dhe të vendoseshim në ambasadë ka bërë një të sharë të fortë, duke e ditur se do ta dëgjonin ata "lart", por që sigurisht nuk do të guxonin të deklaronin se kishin vënë përgjues. Kështu ikëm në ambasadë.
Pastaj është mbajtur fjalimi i Enverit, ndërkohë që u bë dhe takimi me Hrushovin që përshkuat juve. Pas kësaj, Enver Hoxha ka ikur menjëherë?
Jo. Ka ndenjur dhe dy-tri ditë, pastaj u larguan me Mehmet Shehun, histori që ju nuk mendoj se nuk e dini, se është e përmendur shumë sa herë. Është pikërisht ngjarja që ai ka ikur me tren për t'ju shmangur ndonjë rreziku që mund t'i ndodhte nga ajri. Por që, në mbledhje ka vijuar të rrinte Hysni Kapo, për të firmosur rezolutën e saj në fund. Sigurisht, edhe unë do të isha pjesë e delegacionit që do të rrinte në mbledhje.
(Vijon nesër)
(m.a/GSH/BalkanWeb)