Hungari, lloji i ri i turizmit, ai stomatologjik!
BUDAPEST- Vitin e kaluar rreth 70 000 turistë perëndimorë shkuan në Hungari për të rregulluar dhëmbët e tyre duke paguar për stomatologët hungarezë një shumë me vlerë 240 milionë euro, njoftoi sot gazeta e përditshme hungareze e biznesit ''Napi Gazdasag''.
''Pjesa më e madhe e turistëve, të cilët pohuan se kursenin rreth 2 500 euro duke u kuruar në Hungari, ishin nga Britania e Madhe, Gjermania, Italia dhe Franca'', tha gazeta.
''Rreth 90 për qind e tyre bënë implantime dhëmbësh apo zëvendësime të tyre'', shtoi ajo.
Gjatë 15 viteve të fundit, Hungaria është bërë lider i tregut evropian të turizmit stomatologjik.
(ma.ar/BalkanWeb)