Urimi nga Presidentja Jahjaga

Këngëtarja e njohur Nexhmije Pagarusha, në ditëlindjen e saj të 80-të, pranoi urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe personalitete të njohura shqiptare.
Mes urimeve më të veçanta që mori dje, ishte ai nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
“Zonjë e nderuar, urimet më të ngrohta për ditëlindjen Tuaj. Të dëshiroj shumë shëndet dhe pleqëri të qetë”, thuhet në urimin presidencial.
Në dekadën e tetë të jetës, Pagarusha ka bërë thirrje për më tepër dashuri dhe kujdes ndaj njerëzve dhe Kosovës: “Vetëm atëherë kur të arrijmë që të largojmë edhe një fije shkrepëse nga rruga, atëherë do ta duam vërtetë njëri- tjetrin e do ta duam këtë vend, të larë me gjak dëshmorësh”./Indeksonline/