Genta, në festën kuksiane

Qyteti që para pak ditësh shpalli “Qytetar nderi” Sabri Fejzullahun, është bërë destinacion I një këngëtareje nga Kosova.
Genta Ismajli do të performojë atje këtë të shtunë, në festën e ekipit futbollistik kuksian.
Ndeshja e fundit për këtë sezonëkundër Skenderbeut, do të shoqërohet me një koncert, ku e pranishme do të jetë edhe Ismajli, me grupin e saj të balerinëve.
Gjatë muajve të fundit, Genta ka rralluar koncertet, si pasojë e angazhimit në spektaklin televiziv “Gjeniu I vogël”, ku është anëtare e jurisë. /Indeksonline/