E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uruguai mbron Suarezin, kritikon FIFA-n

Federata e Futbollit të Uruguait ka kërkuar nga Komiteti Etik të nis hetimet ndaj zyrtarit të lartë të FIFA-së, Jim Boyce i cili e përshkroi simulimin e fundit të sulmuesit Luis Suarez si “kancer i futbollit”.

Boyce e quajti rrëzimin e yllit të Liverpoolit në ndeshjen kundër Stoke Cityt në Premierligë si “mashtrim” dhe bëri thirrje që ai dhe të tjerët që simulojnë njësoj, të suspendohen. Kurse Federata e Uruguait ka reaguar ashpër ndaj komenteve të “papranueshme” të Boyce dhe i ka shkruar letër presidentit të FIFA-së, Sepp Blatter duke kërkuar hetimin e rastit.

“Federata uruguaiane është njoftuar për komentet e bëra nga nënkryetari i FIFA-së, Jim Boyce”, thuhej në letrën e publikuar edhe në uebfaqen zyrtare të Federatës. “Komentet e bëra nga Boyce në drejtim të futbollistit uruguaian Luis Suarez, duke e quajtur sjelljen e tij si “mashtrim” si dhe situatën si “kancer” për futbollin.

Ne konsiderojmë se komentet e bëra nga një person që mban postin e nënkryetarit të FIFA-së duke krahasuar një futbollist me një sëmundje që rrezikon popullatën në mbarë botën, janë në kundërshtim me principet e organizatës. Kërkojmë hetimin e rastit”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›