Kosovë-Maqedoni,memorandum mirëkuptimi në energjetikë
Memorandumin e nënshkruan ministrja kosovare e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula dhe ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Fatmir Besimi. Synimi i memorandumit është arritja e furnizimit më të sigurt të energjisë për dy vendet dhe më gjerë.
“Kosova, shteti më i ri i Ballkanit, është mjaft e interesuar ta zhvillojë me prioritet bashkëpunimin rajonal dhe atë bilateral me vendet fqinje. Bashkëpunimi dypalësh me Republikën e Maqedonisë është i një rëndësie te veçante për Republikën e Kosovës”, theksoi Pula në një komunikatë.
Nga ana tij, ministri Besimi tha se ky memorandum tregon vullnetin e dy qeverive për të thelluar bashkëpunimit në fushat përkatëse, të cilat do të konkretizohen nga grupet punuese të dy vendeve.