"Humbet" Topi i artë
Kjo do të thotë se nuk do të ketë dy fitues për dy çmime të ndryshme (që në më të shumtën e herëve i fitonte i njëjti lojtar), por një çmim i vetëm që do të quhet “FIFA Topi i artë”. Ceremonia e dorëzimit do të organizohet nga prestigjozja “France Football”, e cila krijoi “Topin e artë” në vitin 1956, në bashkëpunim me FIFA-n, që filloi dorëzimin e çmimit të “Lojtarit më të mirë në botë” në vitin 1991.
Lajmi u bë publik sot, pas nënshkrimit në Johanesburg të marrëveshjes mes presidentit të FIFA-s, Sep Blater dhe përfaqësueses së “France Football”, Marie-Odile Amaury. Sipas marrëveshjes, dhënia e këtij çmimi do të vazhdojë deri në përfundimin e botërorit të ardhshëm pas katër vitesh.
Fituesin e ardhshëm do ta përcaktojë një juri e përzier, e përbërë nga gazetarë të specializuar nga e gjithë bota (që deri tani jepte ‘Topin e artë’) si edhe nga trajnerët dhe kapitenët e kombëtareve që janë pjesë e FIFA-s. Tashmë do të votojnë të gjithë së bashku, edhe pse ende nuk është përcaktuar pesha e votës për secilën palë.