Maradona, sot vendoset e ardhmja

E ardhmja e Armando Diego Maradona-s do merret vesh ditën e sotme pasi pritet që tekniku i Argjentinës të takohet me shefin e federates, Grondona.
Sipas gazetës “Ole”, në rast se Maradona do vazhdojë të drejtojë kombëtaren, nuk do pranojë imponime apo shkurtime në stafin e punës. Qëllimi i tij kryesor është largimi i këshilltarit Bilardo dhe punësimi i mikut të tij, Oscar Ruggeri.
Nga ana tjetër, Grondona nuk ka lënë të kuptohet se do pranojë kushte të tilla, madje synon t’i imponojë trajnerit një specialist për cështjet taktike.