Uruguaj,arratiset Bashkim Driza

Bashkim Driza është arratisur nga apartamenti i tij i banimit, ku gjendej në arrest shtëpiak, ku qendronte në pritje të ekstradimit drejt Shqipërise. Ish drejtuesi i fondacionit "Populli Po" edhe një herë i shpëton drejtësisë shqiptare. Ministria e Drejtesisë shqiptare konfirmon se, i ka dërguar sipas ligjit dokumentat përkatës për ekstradimin e Drizës, konsullatës shqiptare në Argjentine, drejt Uruguajit.Por shteti amerikano-latin nuk e ka mbajtur nën kontroll, por e ka lënë atë në shtëpinë që kishte nëpronesi në Montevideo në gjendje arresti. Por nga shtëpia bosi ka mundur të arratiset. Driza ka më shumë se 12 vjet që arrin t'i shpëtoje vuajtjes së dënimit që ka marrë në Shqipëri. Driza është dënuar me 16 vjet burg nën akuzën e mashtrimit në shuma të mëdha të 304 mijë e 240 shtetasve. Shuma që mendohet të ketë përvetësuar Driza nga mashtrimi është rreth 9 miliardë lekë. Këto para u futën gjatë viteve 96 me përqindje nga njerëzit.